Kapet shqiptari në Gjermani me një grumbull dokumentesh të falsifikuara

Gjermania

Kapet shqiptari në Gjermani me një grumbull dokumentesh të falsifikuara

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Policia Federale ka kapur të mërkurën një shtetas shqiptar i cili kishte provuar të hynte në Gjermani me dokumente të falsifikuara.

Policët e kanë ndaluar një autobus udhëtarësh në mesditën e 18 dhjetorit në Kiefersfelden.

Autobusi po udhëtonte nga Italia në drejtim të Munihut, shkruan dpa.de.

Me rastin e kontrollimit të udhëtarëve, njëri prej tyre e tregoi pasaportën e vlefshme dhe një leje qëndrimi të Greqisë, transmeton albinfo.ch.

Por, policët e zbuluan shpejt se leja greke ishte e falsifikuar. Gjatë kontrollimit të mëtejmë zyrtarët policorë gjetën tek ai po ashtu edhe dy patenta të rreme shoferi si dhe një pasaportë po ashtu të falsifikuar, shqiptare.

Sipas hetimeve të para, shqiptari 53 vjeçar, dokumentet e përmendura të falsifikuara i kishte siguruar në Greqi duke paguar më tepër se 2000 euro.

Ai pritet që së shpejti të përgjigjet penalisht për sigurim të letërnjoftimeve false dhe për falsifikim të dokumenteve.

SHPËRNDAJE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat