Në Garching, afër Munihut, u hap klasa me mësimplotësues në gjuhën shqipe

Gjermania

Në Garching, afër Munihut, u hap klasa me mësimplotësues në gjuhën shqipe

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 23:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 1 shkurt 2020 në Garching, qytet e landit të Bavarisë, u hap shkolla shqipe me mësim plotësues, në prani të kryetarit të LAPSH-it në Bavari z. Milazim Ukaj, sekretarit Avdi Kolukaj, mësueses zonja Valentina Coli, të Këshillit të Prindërve: Bashkim Halilaj, Miftar Krasniqi, Driton Basha, Shqipe Basha dhe në prani të mysafirëve e prindërve të nxënësve.

Ceremoninë e hapjes së shkollës shqipe në këtë qytet e bëri zonja Shqipe Basha, kurse fjalën e mori z. Bashkim Halilit, i cili i përshëndeti të pranishmit, kryetarin Milazim Ukaj, sekretarin Avdi Kolukaj dhe Mësuesen Valentina Coli, ku ndër të tjera tha: “Është një kënaqësi e madhe që fëmijët tanë, tash e tutje, do ta ndjekin mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Garching, të cilët do të mësojnë për identitetin, vlerën kombëtare dhe atdheun e tyre”!

Më këtë hapje solemne të klasës me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Garching, jo vetëm që po shtoni seriozitet dhe vetëdije të lartë te bashkëkombësi ynë, po njëkohësisht po jepni porosi të qartë tek të gjithë bashkëkombësit mërgimtar, që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollën shqipe. Andaj më lejoni ta falënderoj Këshillin e Prindërve dhe t’i inkurajoj për angazhimin dhe vullnetin e tyre të përkushtueshëm, për këtë kauzë të shenjte e të veçantë për komunitetin e mërgatës sonë shqiptare, gjuhën shqipe! Po ashtu dëshiroj që edhe qytetet tjera ta ndjekin shembullin e juaj, sa humane aq edhe kombëtare, tha Ukaj!

Të pranishmit i falënderon edhe mësuesja Valentina Coli, e cila u zotua se do të jetë e përgjegjshme në detyrën e shenjtë që ju besua dhe ndershmërisht do të punojë me nxënës, ku do t’i nxisë për ta ruajtur gjuhën shqipe dhe përmes saj kulturën, identitetin shqiptar. Ndërsa sekretari i LAPSH-it, Avdi Kolukaj e falënderoj Këshillin e Prindërve, për punën e palodhshme të tyre dhe nxënësve ju dëshiroj një fillim të mbarë shkollor!

Në emër të LAPSH-it, kryetari Ukaj dhe sekretari Kolukaj, nxënësve të cilët për herë të parë do të vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe ju ndau abetare dhe ju premtuan se do t’i kenë dhuratë për mësimnxënie librat e dërguara nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat