Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar uron Kurtin

Gjermania

Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar uron Kurtin

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 15:43
Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar uron z.Kurti marrjen e detyres në postin e Kryeministrit dhe formimin e Qeverisë së re të Republikes Kosovës, me dëshirën dhe sinqeritetin me të madhë duke i dëshiruar punë të mbarë në realizimin e detyrimeve shtetërore, kombëtare e qytetare!

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar,
ka besimin e plotë tek  Kryeministri aktual dhe partnerët e tij të koalicionit  qeverisës dhe pret nga aij dhe ata sëbashku që të arrijnë realizmin e të gjitha premtimeve para elektorale; projekteve qeverisëse, si dhe angazhimin e tij intenziv në përparimin e  marrëdhënjeve dhe raporteve të ngushta vëllazërore me  Shqipërinë dhe atë në të gjitha fushat e veprimit si në; shëndetësi ,arsim, ekonomi, tregti ,zhvillim industrial, mbrojtje, mardhënje ndërkombëtare dhe në  përmirësimin e mirëqenjes së qytetarëve shqipëtar si brenda ashtu dhe jashtë teritorit të Republikës së Kosovës.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar kërkon nga kryeministri Kurti dhe qeveria e tij që t'a thellon bashkëpunimin me Qeverinë shqiptare në proçeset zhvillimore dhe ato të  integrimeve euroatlantike.

Organizata e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar shprehë poashtu gatishmerinë e sajë të plotë dhe mbështet pa rezervë Qeverinë e sapo formuar të Republikës së Kosovës dhe e njofton Kryeministrin Kurti se Organizata jonë LEASH-i në kuader të Platformes për bashkimin e Mërgatës shqiptare anë e mbarë botës, do të jetë e hapur për partneritet të përhershëm me institucionet  shtetrore të Kosovës, dhe do të jetë përmanent në shërbim të interesave kombëtare dhe gjithë Shqiptarëve kudo që janë.

Kryesia e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

SHUKRI Ymeri
Lörach-Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat