Sami Musa ikon e komunitetit shqiptarë jo vetëm në Hamburg të Gjermanisë - Bota Sot
Sami Musa ikon e komunitetit shqiptarë jo vetëm në Hamburg të Gjermanisë

Gjermania

Sami Musa ikon e komunitetit shqiptarë jo vetëm në Hamburg të Gjermanisë

Nga: Hasan Qyqalla Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 21:19
Sami Musa

Sami (Xhelil) Musa, është emër i njohur, në saje të veprimtarisë së devotshëm. Është çuni që i takon brezit të ri. Djaloshi simpatik, me një bagazh të gjerë, u rrit me dy gjuhë, dy kultura mu në qendër të Gjermanisë, përkatësisht në Hamburg.

Vjen nga babai Xhelil Musa, me origjinë nga Pozharani i Vitisë dhe Nënë Silvia (tani më emra të skalitur në kronologjinë e botës së emigracionit shqiptarë). Është i martuar me një gocë pejane dhe kanë çupën dyvjeçare.  

Samiu ka mbaruar studimet e larta në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Ka menaxhuar me shumë sukses 11 hotele që i kishin në pronësi familjare. Që në moshën e re, u angazhua edhe në politikë, përkatësisht në Partinë Social-Demokrate (SPD) në qytetin e Hamburgut.

Image
Sami Musa para Konsulatës së R.K. në Hamburg

Shpejt ju ra në sy me nivelin intelektual, kultura e komunikimit dhe horizonti i gjerë, u propozua për kandidat në kuvendin e qytetit të Hamburgut. Falë përkrahjes masive të banorëve të Hamburgut, u zgjodh delegat në kuvendin e qytetit të Hamburgut.

Aktiviteti i bujshëm, artikulimi i butë, kontributi për qytetin dhe afria me qytetarin, zgjoi kërshërinë e bashkëpartiakëve, ku e propozojnë për delegat i Parlamentit të Landit të Hamburgut. Siç u prononcuan kolegët dhe komuniteti shqiptarë e më gjerë, në emisionin televiziv të RTK-së (lajmet qendrore para tre ditësh), Samiu kërkon mbështetjen e qytetarëve të Hamburgut me rrethinë, sikur edhe të komunitetit tonë e më gjerë. Samiu, vlerësohet e konsiderohet si IKONA jonë e multikulturore e humanizmit, kulturës, politikës, sportit e fusha tjera.

Image
Parlamenti i landit të Hamurgut

Prandaj, ftoj gjithë bashkëkombësit e qytetarët që jetojnë e veprojnë në Hamburg me rrethinë, ta votojnë z. Sami MUSA. Kështu do kemi vetëm fitues, mbase do jetë zëri ynë i fuqishëm, zëri i arsyes, zëri i së vërtetës.

Andaj, unanimisht ta votojmë  Sami MUSA, në zgjedhjet e Landit të Hamburgut, më 23.02.2020. Urime e suksese Sami Musa!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat