Arrestohet shqiptari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se vrau partneren

Gjermania

Arrestohet shqiptari nga Kosova në Gjermani, dyshohet se vrau partneren

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 21:31
Ilustrim

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar në Gjermani nën dyshimet për vrasjen e partneres. Policia gjeti gruan e vrarë nga disa plumba në makinën që drejtonte shqiptari në Minfeld.

Rasti ndodhi të shtunën e 8 shkurtit kur një patrullë policore ndali një makinë nga e cila shoferi doli me armë në dorë. Në makinë u gjet e vrarë një 33 vjeçare nga Landau, vdekjen e të cilës e konstatoi mjeku në vendin e ngjarjes.

Me kërkesën e prokurorit i dyshuari nga Kosova është dërguar në mbajtje.

Hetimet po vazhdojnë derisa policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat