Flet Sami Musa, shqiptari që u zgjodh deputet në parlamentin e Hamburgut, falënderon në shqip votuesit

Gjermania

Flet Sami Musa, shqiptari që u zgjodh deputet në parlamentin e Hamburgut, falënderon në shqip votuesit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:32
Sami Musa

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, Sami Musa është deputeti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. 35-vjeçari është një afarist i njohur në Hamburg.

Pas zgjedhjes në këtë post ai ka falënderuar të gjithë votuesit e tij, ndërsa ka thënë se do të jetë zëri i qytetarëve të Hamburgut në Parlament.

Ai këtë falënderim e bëri në gjuhën shqipe, ndërsa theksoi se fjalët e tij bazohen në traditën e lashtë shqiptare.

“Duke u bazuar në traditën tonë të lashtë besnike ato fjalë që ju kam thënë para zgjedhjes sime si deputet po ju them edhe sot: “Me zemër e punë të zellshme do të jem zëri i juaj në Parlament, jo vetëm zëri i atyre që më dhanë besimin por do të jem për të gjithë qytetarët e Hamburgut për pesë vitet e ardhshme“, shkruan Musa në Facebook.

Sami Musa ka kandiduar në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e së dielës (23 shkurt) ka fituar më shumë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet/land. Në këtë mënyrë, SPD do të mbetet në pushtet, ndonëse ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6%.

Musa shprehet se do të vazhdoj të punoj për të realizuar obligimet kushtetuese e demokratike, ndërsa falënderoi të gjithë për punën e kontributin që kanë dhënë në mënyrë që ai të arrij të zjgedhet deputet.

“Unë u votova në këtë të diele nga një numër i juaji që kanë drejtë votimi në gjermani, ju jamë shumë mirënjohës për kontributin dhe ndihmën tuaj. Duke ju falënderuar punës dhe ndihmës së ekipit që ishte 24 orë në disponim edhe duke i falënderuar partisë që prezentoj – SPD Hamburg – arritëm që të kualifikohem si deputet në parlamentin e Hamburgut. Na presin shumë punë për të bërë, andaj të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, të punojmë së bashku për një Hamburg liberal dhe demokratik, ti realizojmë obligimet tona kushtetuese dhe demokratike. Së shpejti dyert e zyrës sonë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët”, shkruan ndër të tjera Musa. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat