Shoqata Alba e Augsburgut zgjeron aktivitetet kulturore e sportive - Bota Sot
Shoqata Alba e Augsburgut zgjeron aktivitetet kulturore e sportive

Gjermania

Shoqata Alba e Augsburgut zgjeron aktivitetet kulturore e sportive

Nga: Mislim Berisha Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 12:52
Një ditë kulturore për nderim të Shën Nënës Tereze në Augsburg

Shoqata FC Alba e Augsburgut e cila kryesisht mirret me sport, gjithnjë e më tepër është duke e zgjeruar aktivitetin e sajë në drejtimet tjera kulturore e letrare si dhe këshilluese e orientuese për bashkatdhetarë.

Zgjermi i Shoqatës Alba vjen si rezultat i aktivizimit gjithnjë e më shumë i bashkatdhtarëve shqiptarë nga Augsburgu e rrethina. Vetëm gjatë viti 2019 dhe fillimvitit 2020, Shoqata Alba ka organizuar një sër aktivitetesh sportive e kulturore. Përveq rritjes së cilësisë në sport, ku edhe e ka zanafillën, Alba ka organizuar në bashkëpunim me Klubin Martin Camaj orët letrare të cilat dolën shumë të suksesshme. Në këto orë letrare u arrit të sensibilizohen edhe të rinj e të reja që të mirren me artin poetik. Krahas orëve letrare u bë promovimi i dy librave të rëndësisë së veqante si libri me tematikë shkencore nga studjuesi Mr. Murat Ajvazi me titull „Skënderbeu në historiografinë zvicrane“ si dhe librit në prozë „Gurana“ të autorit Hysen Berisha i cili jeton e vepron ne Osllo.

Grupi i valleve Alba pas një programi kulturorë në Augsburg

Tash me zgjedhjen e Kryesisë së Re jemi orientuar që degët e kësaj Shoqate të forcohen edhe më tepër, sidomos jemi të fokusuar në punën me rini të cilët janë angazhuar në grupin e këngëve, valleve e recitimeve. Planifikojmë që në një të ardhme të shkurtër të organizojmë seminare pë rini, thotë përgjegjësi për kulturë, z. Sami Kuqi. Ndërsa Valdete Salihi me ëndje tregon për rezultatet e arritura me grupin a valltarëve të cilët krahas valleve që kanë pothuajse çdo vit zgjerohen me një koreogarfi të re.

Rinia Alba sëshpejti pjesë e Rrjetit të Rinisë Bavareze

AKtivitetet e rinisë Alba do të zgjerohen edhe në organizimin e seminarev, thotë z. Kuqi. Kështu që grupi i Rinise pranë Shoqatës Alba këtë vit pritet që të bëhet pjesë e DJO- Deutsche Jugend in Europa, dega Bavari.

Në Shoqatën Alba kryesisht gjejmë sportin si aktivitet parësorë, mirëpo këtu gjemë edhe këngët, vallet tradicionale e recitimet nga të rinjtë aktivö. Gjithashtu në bashkorganizim i gjejmë edhe orët letrare, promovime të librave të cilat për herë të parë dalin ne botim, pastaj lojën e shahut, këshillimet e shumë informimata tjera të rëndësishme për bashkatdhetarët, thotë kryetari i saj z. Haki Gashi. Megjit këto aktivitete ne nuk kemi ngecur as në organizimin e ndihmave humanitare aty ku ka nevojë. Vetëm për rastin e tërmetit në Shqipëri, duke shkuar personalisht në vendngjarje, kemi dërguar një shumë modeste fondesh, pra 10500 € si dhe një kamion me ndihma në veshmbathje, thotë në fund të bisedës z. Gashi.

Image
Një ditë kulturore për nderim të Shën Nënës Tereze në Augsburg

Një ditë kulturore për nderim të Shën Nënës Tereze në Augsburg

Don Alberti e hoxhë Zekerija në Augsburg në nderim të Shën Terezes

Me daten 16.11.2019, Komuniteti Shqiptar në Augsburg, FC Alba Dega për Kulturë, LKSHM-Lidhja e Shkrimtarëve në Mërgatë dhe Fondacionin BESA në bashkëpunim me shoqata e asociacione tjera shqiptare e gjermane, organizoi një ditë të larmishme kulturorë në Nderim të Shën Nënës Tereze. Ky eveniment kulturorë ishte i një rëndësie të veçante si për bashkatdhetarët ashtu edhe për shoqërinë gjermane sepse Augsburgu është qyteti i parë ne BE që ka vendosur Bustin e Shën Terezës në Parkun e Spitalit. Në këtë eveniment dhanë kontributin e tyre përkatës prifti shqipötar nö Stuttgart, Don Albert Krista, hoxha Zekerija Idrizi dhe gazetarja e mirënjohur Vjollca Hajdari me filmin dokumentarë për jetën e Shën Terezës.

Shoqata Alba, me rsatin e Festave Kombëtare e Shtetërore rregullisht organizon programet kulturore e festive. Këtë vit, në Augsburg u festua 12 Vjetoti i Pavarësisë së Kosovës me çrast morën pjesë mbi 500 bashkatdhetarë, me çrast valltarë, recitues e këngëtarë të Shoqatës Alba dhanë një program të larmishëm kulturorë. Këtu është me rëndësi të ceket se në këtë eveniment kulturorë, enkas nga Zvicra erdhi edhe grupi i valltarëve „Engjujt Shqipëtarë“ të cilët dhanë një shfaqje për bashkatdhetarët dhe mysafirët tjerë.

Sukseset në sport

Këtë sezon dega e Futbollit është avancuar bukur mirë në të dy ekipet e të rriturve, thotë menaxheri, Lulzim Morina. AI në vazhdim thotë që këtë sezon FC Alba pritet që me të dy ekipet që ka të ngritet në ligat më të larta. Është nevoj e kohës dhe ka kërkesa që të fillohet edhe me ekipet e moshës së re e me fëmijë. Mirëpo duhet të jemi realist, që rritja e kërkesave për aktivitet kulturorë e sportiv është aq i shpejtë saqë po na duhet kohë për koordinim të mirë.

Image
Një ditë kulturore për nderim të Shën Nënës Tereze në Augsburg
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat