Zyrtare: Ja sa mjekë u larguan nga Shqipëria në Gjermani gjatë 2018, prin Bosnja

Gjermania

Zyrtare: Ja sa mjekë u larguan nga Shqipëria në Gjermani gjatë 2018, prin Bosnja

Nga: F.D Më: 2 mars 2020 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Numri i emigrantëve profesionalë në Gjermani gati është dyfishuar nga 2016 deri 2018 dhe kjo veçanërisht kur bëhet fjalë për mjekët dhe motrat medicinale, shkruan botasot.info, duke u bazuar te shifrat e Zyrës Federale për Statistika në Gjermani.

Vetëm në 2018 në Gjermani janë pranuar plot 36.400 persona të huaj të kualifikuar, prej të cilëve 10.350 në sektorin e shëndetësisë (pra rreth 28.4 përqind).

Mjekët e huaj me së shumti kanë emigruar nga Bosnja dhe Hercegovina (1.940), Serbia (1.410), Filipinet (1.230) dhe Shqipëria (1.160).

Poashtu, personat që më së shumti pranohen të emigrojnë për punë në Gjermani, janë mjekët./Foldrejt.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat