Në mënyrë solemne hapen lokalet e Shoqatës “Hasan Prishtina”

Gjermania

Në mënyrë solemne hapen lokalet e Shoqatës “Hasan Prishtina”

Nga: Mislim Berisha Më: 4 mars 2020 Në ora: 12:49
Foto

Në prani të shumë bashkatdhtarëve nga Donauwörthi, Augsburgu, Moosburgu e rrethinat, si dhe në pjesëmarrjen modeste nga shoqëria vendëse, në Donauwörth të Gjermanisë në mënyrë solemne u hapën lokalet e Shoqatës Shqiptaro-Gjermane “Hasan Prishtina”.

Mysafirët i përshëndeti Kryetari i kësaj Shoqate, z. Ekrem Maxhuni, me çrast sëpari i falënderoi të gjithë bashkatdhetarët dhe pjestarët nga shoqëria gjermane për kontributin e dhënë deri në hapjen e lokaleve të Shoqatës “Hasan Prishtina”. Pastaj i përshëndeti të gjithë të pranishmit, bashkatdhetarët, përfaqësuesit e Shoqatave mysafir, Alba e Atdheu nga Augsburgu si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Abeja nga Moosburgu. Z. Maxhuni në veqanti i përshëndeti mysafirët nga politika lokale Gjermane z. Joachim Fackelr dhe z. Manfred Hanselbeck të cilët gjithashtu u falënderuan nga Kryetari për ndihmën që ofruan për hapjen e lokaleve të kësaj shoqate.

Z. Maxhuni i ftoi të pranishmit të ndjehen si në shtëpinë e vetë dhe të japin idetë e tyre nga përvojat e bëra deri më tani për mbarëvajtjen e punëve në Shoqatë.

Pastaj fjalën e mori Z. Hanselbeck i cili fjalimin e tij e filloi sëpari duke i përcjellur përshëndetjen e përzemërta nga z. Stefan Rëssle i cili për shkak të axhendës nuk arriti të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lokaleve duke vazhduar pastaj me tregimin se si pati takimin e parë me komunitetin Shqipëtar në Donauwörth.

Gjatë një bisede me një qytetar të ri në Donauwërth, pikërisht me z. Ram Avdullahu, kuptova se dy familje shqiptare nga Kosova kërkonin banesë. Fati im, për të mos ra në pozitë të keqe me qytetarin e ri i cili poashtu ishte nga Kosova, pata mundesinë që këto dy familje ti ndihmoj. Pra ishte fati im e i tyre që në atë kohë i pata dy banesa të lira. Ky veprim i imi, edhe pse ishte rastësi por për të mirë, sikur ndikoi që kontakti im me komunitetin shqipëtar të jetë i shpeshtë. Sa më shumë që kisha kontakte me këtë komunitet, aq më shumë mësoja për kulturën dhe tarditën e tyre. Ju jeni njerëz të sinçertë dhe kjo më bën të ndihem mirë pranë jush. Jam i bindur se një bashkëpunim sikurse deri tash në mënyrë personale, do ta kemi sebashku edhe si organizim në Shoqatën Hasan Prishtina. Ju uroj punë të mabarë e suksese në punë.

Pastaj fjalën e mori z. Fackler, i cili gjithashtu foli fjalë miradie për komunitetin shqiptëtar në Donauwörth e rrethinë. Z. Fackler shkoi mëtej duke thënë që, saherë takoja persona nga disa shtete, më thonin që jam shqipëtar. Ata kishin pasaporta ndryshe nga njëri-tjerti. Më në fund e kuptova që shqipëtarët jetonin në disa Shtete dhe për këtë shak posedonin pasaporta të ndryshme. Megjithatë bujaria e tyre ishte e njëjtë ngado që vinin. Unë, ju uroj për punën e deritashme dhe uroj të keni arritje edhe më të mëdha si Shoqatë këtu në Donauwörth, pse jo edhe më gjerë. Jam i hapur për bashkëpunim me ju sepse shumë nga ju i njoh që nga përpunimi i dokumenteve të ndryshme financiare apo edhe juridike dhe me ju gjithmonë kam punuar me dëshirën më të madhe. Jeni popull i sinçertë dhe po në këtë vyrtyt dëshiroj të ndërtojmë edhe bashkëpunimin tonë.

Në emër të Shoqatës Atdheu nga Augsburgu të pranishmit i përshëndeti z. Naim Mulaj, në emër të Shoqatës Abeja nga Moosburgu përshëndetjen e bëri z. Bashkim Halilaj kurse në emër të Shoqatës Sportive e Kulturore Alba nga Augsburgu, të pranishmit i përshëndeti z. Mislim Berisha me çrast Kryesisë së kësaj Shoqate i uruan punë të mbarë.

Hapja solemne e lokaleve të Shoqatës Hasna Prishtina, përveq fjalimeve të rastit, u përcoll edhe me këngë tradicionale Shqipëtare.

Në fund z. Maxhuni i bëri ftesë të gjithë bashkatdhatrëve Shqpëtarë nga Donauwörthi e rrethina që të bëhen pjesë e kësaj Shoqate e cila do të jetë pranë Jush në çdo pyetje a brengë, por pretenduese edhe në ruajtjen e kulturës e traditës shqiptare si dhe në organizime tjera si të sportit e aktivitete tjera, sidomos në organizmin e mësimit plotësues të gjiuhës shqipe. Zoti na bekoftë të gjithëve!
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat