Covid-19/ Pse Gjermania nuk ka kufizim drastik të lëvizjeve, flet gazetarja shqiptare - Bota Sot
Covid-19/ Pse Gjermania nuk ka kufizim drastik të lëvizjeve, flet gazetarja shqiptare

Gjermania

Covid-19/ Pse Gjermania nuk ka kufizim drastik të lëvizjeve, flet gazetarja shqiptare

Më: 30 mars 2020 Në ora: 07:39
Gjermani

Deri tani, Gjermania e ka situatën nën kontroll. Ajo nuk ka kufizime në orarin e lëvizjes së qytetarëve, pavarësisht se shumica e aktiviteteve janë të mbyllura, përveç marketeve, farmacive, që janë të domosdoshme.

Gazetarja Midela Hoxha jeton prej 10 vitesh në Gjermani. Në lidhje telefonike me Fax News ajo tha të dielën se një rol shumë të madh në sistemin shëndetësor në Gjermani ka mjeku i familjes, pasi ai është në frontin e kontaktit me qytetarët, edhe për ata që kanë dyshime se janë të prekur me Covid19.

Ndërkohë që sipas Hoxhës karantina në Gjermani do të vazhdojë të paktën deri në datën 20 Prill, kur pritet të ketë një vendim të dytë nga ana e qeverisë Merkel.

“Gjermania është solidare me të gjitha landet e saj, shpresojmë që situata të mos rëndohet më shumë. Aktualisht nuk kam informacion nëse ka persona të shtetësisë shqiptare që janë të prekur me koronavirus.

Në landin ku unë jetoj, nëse ke simptoma duhet që të lajmërohet menjëherë mjeku i familjes. Ne nuk duhet që të lëvizim nga shtëpia, dhe vijnë njerëz nga qendra e diagnostifikimit, të marrin strishat, dhe vlerësojnë situatën, në rast se je për spital, të transmetojnë për aty.

Nuk ka deri tani orare të veçanta për qytetarët, nuk lejohet që më shumë se dy persona të lëvizin së bashku, me përjashtim të rasteve kur kemi të bëjmë me familje, por të gjithë duhet të kenë dokumente me vete.

Jeta është e izoluar, ndoshta nuk janë aq masa të ashpra, por jemi në karantinë, përveç pjesës së marketeve që janë të hapur. Nuk mund të dalësh pa një arsye të fortë nga shtëpia, janë të gjithë të kufizuar, po varet dhe nga politikat që ndjekin lande të caktuara.

Gjermania duhet theksuar që ka kapacitete të jashtëzakonshme mjekësore, dhe ne sërish i kemi pritur mirë këto masa. Ka një ndihmë shumë të madhe ekonomike, për të gjitha fushat e industrisë, të paktën derimë tani Gjermania e ka sa duhet në dorë situatën.

Lidhur me moshat e treta ka një ndihmë shumë të madhe që iu vjen nga fqinjët, të cilët janë vetëofruar që ti ndihmojnë ata me gjithçka që iu nevojitet. Në Gjermani ka shumë azile për moshën e tretë, jeta e të cilëve mund të rrezikohet, dhe prandaj mosha është më e izoluara. Arsimi është pezulluar, ndërkohë që gjithçka po shkon shumë mirë online.

Unë kam vetë vajzën time në kopsht, ka një datë paraprake, që është pas datës 20 Prill që mund të rihapen shkollat. Deri në 20 Prill gjithçka do të jetë e mbyllur dhe më pas do të bëhet një rivlerësim i situatës, pasi mund të ketë një shtyrje tjetër”, u shpreh gazetarja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat