Dega e LDK-së për Gjermani: Homazh në nderim të jetës dhe veprës madhore të Sali Çekajt

Gjermania

Dega e LDK-së për Gjermani: Homazh në nderim të jetës dhe veprës madhore të Sali Çekajt

Më: 19 prill 2020 Në ora: 10:36
Sali Çekaj

Prilli i lavdise dhe krenarise Kombëtare! Sot në këtë 21-vjetor të rënies heroike te intelektualit, juristit, luftëtarit, kom.të brigades 134 SALI ÇEKAJ - VETERANIT,për shkak të rrethanave të pandemise nuk kemi mundësi të përulemi para varrit tuaj,por kujtojmë më respekt të thellë vepren dhe shembëlltyren e komandantit të parë të grupeve të para Guerile me 01.12.1991,ku përmes Rrases se Koshares i priu Grupit prej 32-luftëtaresh për në Dukagjin.

Sot kujtojme studentin aktiv të pranveres studentore te vitit 1981,juristin dhe zyrtarin i cili kundershtoi ndryshimin e Kushtetutes që i bëhej Kosoves,ishte në mesin e juristeve aktiv qe hartuan statutin komunal te Deqanit simbase Kushtetutes se Kaqanikut.

Sali Çekaj edhe pas arratisjes ne Gjermani -Stuttgart nuk e ndali veprimtarin e tij Atedhetare, ishte figura me unifikuese ne LDK-se Dega në Gjermani i cili si nënkryetar dha nji kontribut të jashtëzakonshem në shtrirjen, mobilizimimin dhe masovizimin e LDK ne Mergat.

Image

Kryesia e Degës së LDK -së për Gjermani me dt. 01.03.2020, ish nënkryetarin e Deges Sali Çekaj e shpallë KRYETAR NDERI të Deges për Gjermani.

Roli prijes i Sali Çekaj në organizimin grupeve Guerile, aksionet dhe kordinimin e Grupeve të armatosura me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin ishtë i randësisë së veqant.

Pas fillimit të luftes në Kosove në mars 1998,është i pari që Grupin Gueril të Dukagjinit qe drejtonte e vënë në themelet e Ministrise se Mbrojtjes të kol. Ahmet Krasniqit.

Image

Formimi dhe kordimimi i bazave të para nga Tropoja, Viqidoli e deri në Papaj janë bërë falë venosmerise dhe vrullit Atëdhetar e liridashës te kom. Sali Çekaj.

Fitorja e madhe, plani strategjik, roli i tij unifikues ne krye Betejen e Koshares e bënë emrin më të veqant dhe më emblematik strategun dhe heroin e madh SALI ÇEKAJ.

Kjo beteje dhe kjo epope hyri në histori si varri i Serbo-Sllavise, komandantet Rrustem Berisha, Sali Çekaj, Anton Quni, Agim Ramadani, Fadil Hadergjonaj, Abaz Thaqi, Hysen Berisha,Xhemajl Fetahu, Skender Rexheahmetaj, Skender Hasanxhekaj,që u shquan me karakterin organizativ, moralin e larte,sukseset ne fusheveteja e ngriten lart emrin e UÇK-së, ku në kete beteje e në kete thyerje dhe bashkim te tokave Shqiptare rane për të mos vdekur kurr 114 dëshmorë, vetem e vetem qe Shqiponjat në token Dardane të fluturojnë të lira. Qofte i paharruar kujtimi dhe amaneti për Deshmoret e Kombit! Lavdi përjetësisht Sali Çekaj.

Image

Kryesia e Deges se LDK-se për Gjermani

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat