Biznesemi shqiptar nga Berlini: Kemi pasë mbështetje të madhe nga Qeveria

Gjermania

Biznesemi shqiptar nga Berlini: Kemi pasë mbështetje të madhe nga Qeveria

Më: 27 prill 2020 Në ora: 10:02
Bujar Bela

Biznesmeni Bujar Bela i cili vepron në Berlin të Gjermanisë, ka thënë se Qeveria atje i ka mbështetur siç është më së miri bizneset.

“Jam gastronom kam restorantet e mia këtu me vite. Për momentin i kemi të gjitha mbyllur.
Na ka dëmtuar shumë sepse kemi punuar shumë, por kemi fat që jemi në një shtet të fortë dhe kemi marrë disa ndihma”, ka thënë Bela.

“Kemi shumë lehtësime. Si biznes kemi marrë nga një pako si ndihmë fillestare që ka qenë shumë e thjeshtë që është bërë në mënyrë solidare. Kemi marrë nga 15 mijë euro për secilin lokal që kemi dhe të gjithë punëtorët që kemi shteti t’i paguajë të gjithë”.

Bela ka thënë se kjo ndihmë do të vazhdojë derisa atyre t’u kërkohet që t’i mbajnë lokalet e mbyllura.

“Gastronomia dhe hoteleria janë më të prekurat në Gjermani. Berlini si qytet i madh s’ka qenë në karantinë, por ka qenë vetëdija e lartë tek njerëzit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat