Gjermanët mund të gjobiten deri në 10,000 euro nëse nuk mbajnë maska në publik

Gjermania

Gjermanët mund të gjobiten deri në 10,000 euro nëse nuk mbajnë maska në publik

Më: 28 prill 2020 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Rregullat e reja në Gjermani parashikojnë që të gjithë personat të jenë të detyruar që të mbajnë maska vënë në transportin publik, në trenat e distancës së gjatë si dhe në dyqane.

Rregullat e reja u prezantuan në 15 nga 16 shtetet e vendit të hënën në mëngjes. Shteti verior i Schleswig-Holstein do të nisë me implementimin e këtyre masave të mërkurën.

Për personat që do të kapen pa maska mund të vendosen gjoba nga 25 deri në 10,000 euro në bazë të rregullave në secilin vend. Ndërsa në Berlin dhe Brandenburg nuk do të vendosen gjoba, pasi autoritetet presin që të mbështeten tek respekti reciprok që njerëzit mund të kenë për njëri-tjetrin.

Ndërsa, shtete të tjera kanë deklaruar se do të lejojnë disa ditë “pushimi” në të cilat njerëzit mund të mësohen me rregullat e reja.

Gjobat më të mëdha do të zbatohen për pronarët e dyqaneve, stafi i të cilëve është kapur duke mos mbajtur maska, dhe ka sisteme gjobash shtesë në disa shtete për shkelësit e përsëritur.

Deri më tani, Gjermania numëron 159,038 të infektuar me koronavirus dhe 6,161 viktima.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat