Një 50-vjeçar nga Gadishi i Gjilanit vdes nga koronavirusi në Gjermani

Gjermania

Një 50-vjeçar nga Gadishi i Gjilanit vdes nga koronavirusi në Gjermani

Më: 6 maj 2020 Në ora: 21:48
Myshyr Shabani

Viktimë e virusit Covid 19 në Gjermani, është edhe një shqiptar nga Gjilani.

Media merr vesh se bëhet fjalë për Myshyr Shabanin nga fshati Gadishi i kësaj komune.

Shabani kishte rezultuar person i infektuar me koronavirus dhe nuk ka mundur ta përballojë sëmundjen.

Media merr vesh po ashtu se Myshyr Shabani është i moshës 50-vjeçare

Po nga ky fshat ishte edhe 25-vjeçari, Agon Musliu, i cili bëri vetëvrasje në Qendrën e Studentëve në Prishtoinë, e cila është shndërruar në karantinë për personat që kthehen nga jashtë.

Në Gjilan, kanë vdekur deri tani dy persona nga koronavirusi, njëri në Vrapçiq dhe tjetri në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat