Nëndega e LDK-së në Bavari reagon ndaj qendrës së LDK-së në Prishtinë

Gjermania

Nëndega e LDK-së në Bavari reagon ndaj qendrës së LDK-së në Prishtinë

Nga: Maxhun Smajli Më: 18 qershor 2020 Në ora: 19:13
LDK, Bavari

Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, njëra ndër nëndegët më të mira në Evropë, ju këshillon me frymë butësie, juve që lëshuat rrugën rugoviane dhe shkelët amanetin e Tij, të keni kujdes për njerëzit e ndershëm dhe të tregoni respekt. Të tregoni respekt për Nëndegën më të kompletuar, si në aspektin patriotik e atdhetar, poashtu edhe në aspektin intelektual.

Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, që për Kryetar Nderi ka, Ibrahim Rugoven e gjallë - Idriz Zeqirin, një gurrë e pa shterrëshme mençurie e urtie dhe anëtarë, Osman Ferizin, bashkëpunëtorin e Adem Jasharit, Sali Çekajt, Zahir Pajazitit, Ilaz Kodrës etj., drejtohet nga tre inzhinier, një ekonomist dhe një gazetar.

Anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, janë të lirë të veprojnë sipas vullnetit të tyre dhe janë bartës të veprimeve të tyre. Andaj, janë të shumtë ata që kanë shfaqur simpatinë për Nëndegën tonë, sidomos, pas botimit të artikullit “I pa ligjshëm është Isa Mustafa, e pa ligjshme është Qeveria Hoti”, datë 13 qershor 2020.

Qendrimi i kësaj Nëndege, përkon edhe me qendrimet e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Degës, si dhe të shumicës së anëtarëve të kryesive të Nëndegëve të LDK-s, në Gjermani. Këtë e  e kanë dëshmuar edhe dy nga reaguesit kryesor, anëtarë të Degës së LDK-s, në Gjermani.

Është fat i mirë për të gjithë ne që nuk jetojmë në sistemet moniste apo komuniste. Dhe, kjo na jep të drejtë të mendojmë dhe të shprehemi ndryshe. Ne, në parim shohim interesin e përgjithshëm kombëtarë, e mëpas atë partiak.

Reagimet e juaja, nuk përkojnë me sinqeritet; u vjen era servilizëm, karrierizëm dhe interesa të ulëta përsonale. Duke e vlerësuar vetën më lartë se të tjerët, në vetën tuaj po lindin veti egoiste. Pra, jini të kujdesshëm dhe mundohuni të gjeni se në çdrejtim po ju qon e gjithë kjo që po bëni. Jepni prova se jeni të besueshëm nga kryesitë e juaja ku veproni. Dhe, vazhdoni të punoni në krijimin e unitetit mes anëtarëve të Kryesive, të cilat janë në rrezik të çbëhen; t'u ikin anëtarët, siq ka ndodhur në disa Nëndegë.

Largojeni idenë e të menduarit për Nëndegën tonë. Mos kaloni kufinjtë që u përkasin juve, sepse po delni qesharak para bote. Lerini të tjerët të vazhdojnë me punën e tyre dhe përqendrohuni në të ardhmën tuaj. Të gjithë ata që ofenduan Nëndegën e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, nga anëtarët e Kryesisë së kësaj Nëndege i shihen si miza plehu.

Zëdhënësi i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, Maxhun Smajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat