Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani reagon ndaj Nëndegës së LDK-së Oberbayern - Bota Sot
Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani reagon ndaj Nëndegës së LDK-së Oberbayern

Gjermania

Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani reagon ndaj Nëndegës së LDK-së Oberbayern

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 09:37
LDK

Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani reagon ashpër ndaj dy shkrimeve të fundit të paraqitura nga Nëndega e LDK-së Oberbayern përmes zëdhënësit të saj Maxhun Smajli të cilat vijnë pas përkrahjes që shumica absolute e Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani me Kryetarin, tre Nënkryetarēt, Sekretarin dhe Nëndegët e saj ia shprehën Qeverisë së Republikës së Kosovës të udhëhequr nga LDK dhe Kryeministrit dr. Avdullah Hoti. Këto shkrime tendencioze dhe të pabaza janë drejtuar kundër Kryetarit të LDK-së Akademik Isa Mustafa, Qeverisë dhe Kryeministrit dr. Hoti si dhe ndaj Kryesisë së Degës dhe Nëndegëve të LDK-së në Gjermani.

Shkrimi i tyre më 13.06.20 është plotësisht i pabazë dhe përkon me pohimet e nxënësit të personit me paragjykime paranoike për Presidentin historik dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-në në përgjithësi. Ua skjarojmë se zgjedhja e Kryetarit të LDK-së nuk ka të bëj fare me ligjin por me Statutin e LDK-së. Ai mundet me qenë statutar ose jo statutar. Por deri sa zgjidhet nga organi më i lartë i LDK-së për ne ai është statutar. Ia bëjmë me dije kësaj Nëndege se për ne çdo Kryetar i LDK-së është i përkohshëm dhe se vetëm Presidenti Rugova dhe partia e tij janë të përhershëm dhe se ne çdo herë e përkrahim Kryetarin që e zgjedh organi më i lartë i LDK-së, pa marrur parasysh emrin.

Poashtu Qeveria e udhëhequr nga LDK me Kryeministër dr. Avdullah Hoti nuk mundet me qenë e paligjshme sepse e ka vendimin e organit më të lartë kushtetues në Kosovë - Gjykatës kushtetuese dhe është zgjedhur nga organi më i lartë ligjdhënës i Kosovës - Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Githësesi askush askujt nuk ia mohon të drejtën e të shprehurit ndryshe, por ne mendimet tona kritike që kemi për zhvillimet aktuale i shfaqim brenda organeve të LDK-së deri në fazën e marrjes së vendimit. Pastaj zbatojmë vendimin e shumicës sepse ne kështu e kuptojmë marrjen pjesë në politikën vendimmarrëse të partisë sonë, ashtu sikurse edhe është e rregulluar me Statutin e LDK-së dhe duke zbatuar vendimet e saja i ndihmojmë në këtë mënyrë proqeset politike në parti dhe në nivel vendi.
Në fund ua bëjmë të kjartë se Dega e LDK-së në Gjermani nuk merret më fare me deklaratat e Nëndegës suaj të krijuar së voni dhe se kush dëshiron të veproj në kuadër tonin duhet të respektoj Statutin e LDK-së por është edhe e drejtë e juaja që të vazhdoni rrugën tuaj edhe jashtë organizimit tonë politik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat