Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme: Vetëm mendjet shterpa u reagojnë këshillave tona me frymë butësie

Gjermania

Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme: Vetëm mendjet shterpa u reagojnë këshillave tona me frymë butësie

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 19:21
Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, u reagon me butësi intelektuale disa anëtarëve të Kryesisë së Degës së LDK-së, për Gjermani. Reagimi i juaj me titull: “Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani reagon ndaj Nëndegës së LDK-së Oberbayern”, botuar në “Bota sot”, datë, 20 qershor 2020, që ishte vetëm sa për të treguar mendjet e juaja shterpa, nuk përkon aspak me arsyen e reagimit ndaj dy shkrimeve tona.

Vetëm mendjet shterpa u reagojnë këshillave të Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, të shkruara me frymë butësie. Lidhur me reagimin e juaj, ua bëjmë të ditur edhe një herë se, nuk jeni ju ata që na tregoni për të drejtat dhe Statutin e LDK-s. Të drejtat tona i dimë më mirë se ju. Ndërsa, Statuti i LDK-s, për Nëndegën tonë, është Dr. Ibrahim Rugova i gjallë-Idriz Zeqiri, të cilin po e përçmoni.

Pra, me butësi intelektuale, ne, anëtarët e Kryesisë së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, ua bëjmë me dije se, nuk jemi në vartësinë e mendimeve të juaja të bajatisura. Në shkrimin e juaj ndjellakeq, thuani:”Kush dëshiron të veproj në kuadër tonin duhet të respektoj Statutin e LDK-së por është edhe e drejtë e juaja që të vazhdoni rrugën tuaj edhe jashtë organizimit tonë politik.”

Lidhur me këtë që thuani, anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, ua bëjnë të qartë se, ju nuk jeni kanari matës i vlerave; të na tregoni rrugën se, kush duhet të jetë brenda e kush jashtë. Ndoshta, boqat e kanarit edhe mundeni me qenë. Ndoshta! Por, ne anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, nuk jemi prostituta të Çekisë dhe Sllovakisë, të na turreni sa herë t'ju vinë epshet.

D- Munih, 21 qershor 2020 Nga Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat