Takim festiv në shenim të 02 dhe 04 korrikut

Gjermania

Takim festiv në shenim të 02 dhe 04 korrikut

Nga: Maxhun Smajli Më: 5 korrik 2020 Në ora: 11:41
Pamje nga takimi

Në në këtë ditë vikendi, të 04 korrikut, Kurora e lavdisë së LDK-së në mergatë, Nëndega në Bavarinë e Epërme, organizoj një takim festiv në shenim të dy ngjarjeve të rendësishme historike; 02 Korrikut, 30 vjetorin e leximit të Deklaratës Kushtetuese, e cila shenon hapin e parë institucional për pavarësimin e Kosovës dhe 04 Korrikun, 244 vjetorin e leximit të Deklaratës Kushtetuese të pavarësimit, të çlirimtarit të Kosovës, Amerikës.

Përveq anëtarëve të Kryesisë së Nëndegës, të pranishëm ishin edhe Kupolla e LDK-së, z. Idriz Zeqiri, zëdhënës i Degës së LDK-s, për Gjermani, njëherësh Delegat i Kuvendit të LDK-s, në Prishtinë dhe z. Osman Ferizi, kryetar i Degës së LDK-s, për Gjermani.

Duke tërhequr një segment mes dy Datave historike; asaj të Amerikës, 244 vite më parë dhe asaj të Kosovës, 30 vite më parë, nga anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, mes tjerash, u tha: “Vizioni amerikan, shembulli amerikan, modeli amerikan dhe realiteti amerikan kanë frymëzuar themeluesit e shtetit modern të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën dhe bashkëmendimtarët e bashkëveprimtarët e Tij, për të projektuar dhe realizuar Kosovën e pavarur dhe sovrane, e cila u kurorëzua me çlirimin e saj, me 12 qershor 1999.

Kryesia e Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, në shenimin e këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme historike, shprehi ndjenjën se, Amerika e ka në qendër të vëmendjës, më shumë se kurrë më parë, projektin për Evropën e bashkuar, për njerëzimin e globalizuar, për paqen, demokracinë, përparimin dhe drejtësinë.

Kryesia e Nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, rikonfirmoi qendrimin e saj se, Partitë Politike në Kosovë duhet të jenë vigjilent e të mos lejojnë të rrezikohet fati dhe territori i shtetit të Kosovës. “Mjaft më me vrasje, plaqkitje, uzurpime, me përqarje e ndjellje të urrejtjës. Uniteti mes partive është zgjidhja e vetme e cila siguron stabilitet politik e ekonomik në Kosovë”, u tha nga të pranishmit e këtij takimi festiv.

Poashtu, nga anëtarët e Kryesisë së Nëndegës, u kërkua që kryetari i Kosovës, Hashim Thaqi, të jep dorëheqje. Të ndahet UÇK-ja nga individi, me qellim të mos njollosjës së emrit të UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë. Të jetë dinjitoz, nëse e do kombin e atdheun. Të mos lejoj të hedhet baltë mbi virtytet e UÇK-s dhe popullit. Ngase, gjithmonë patëm shpresë e besim të pa tundur tek luftetarët e lirisë-UÇK-ja. Gjithëmonë patëm kujdes për UÇK-n dhe e shiquam drejtë, sepse e ardhmja e saj ishte paqja.

Kryesia e Nëndegës në Bavarinë e Epërme, përqendroj vemendjën edhe tek padrejtësia që po i bëhet, nga shteti i Serbisë, Nezir Mustaf Mehmetajt (50), nga fshati Rudicë, i arrestuar nga policia me 03 janar 2020, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë e rëndë dhe me deshmitarë të rrëjshem; nga familja rome, Jella dhe ajo serbe Dashiq nga Rudica. Andaj, Kryesia e kësaj Nëndege doli me thirrje për Qeverinë dhe shtetin e Kosovës, që të angazhohen dhe sa më parë të bëjnë të mundur lirimin e tij. Ndryshe, mos angazhimi për lirimin e Nezir Mehmetajt, do jep për të kuptuar se, Qeveria dhe shteti i Kosovës janë paterica të Serbisë.           

           

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat