Mjekja shqiptare në Gjermani: Kushdo që ka dyshime për COVID-19 mund të testohet, por ...

Gjermania

Mjekja shqiptare në Gjermani: Kushdo që ka dyshime për COVID-19 mund të testohet, por ...

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:55
Marsela Ceno

Marsela Ceno, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, tha se testimet janë ende një temë aktuale në këtë vend, veçanërisht tani me hapjen e kufijve dhe mundësinë e lëvizjes së lirë brenda BE dhe jo vetëm.

Ajo shpjegoi se testin për COVID-19 mund të bëjë cilido qytetar që ka qenë kontakt i personave të prekur nga virusi dhe personat që kanë shenjat klinike të sëmundjes.

Por mjekja shqiptare shpjegoi se në Gjermani, testin për COVID-19 mund ta bëjë dhe kushdo tjetër që ka dyshime se është prekur nga sëmundja, por në këtë rast, ndryshe nga rastet e mësipërme kur kostot e analizës mbulohen nga sigurimet shëndetësore, kostot mbulohen nga vetë personi që dëshiron të testohet.

“Nëse një pacient dyshon se ka COVID, pasi ka qenë kontakt me një person të prekur, ka simptoma klinike të sëmundjes, i drejtohet mjekut të familjes ose direkt në klinikë dhe aty organizohet kryerja e testit.

Ndërsa, në qoftë se pacienti vetëm ka dyshime, ose duan të udhëtojnë mund ta bëjnë testin në qendra spitalore, ose në makinë, në këtë rast ndryshon kostoja. Në rastin e parë koston e merr siguracioni, por nëse dikush ka thjesht dyshime e merr vetë koston e testimit”, tha ajo.

Sipas mjekes shqiptare, ekspertë të epidemiologjisë në Gjermani ditët e fundit thonë se ende nuk kemi dalë nga vala e parë, dhe se vala e dytë do të jetë vazhdim i kësaj që po kalojmë.

“Por në Gjermani po vihet re dalja e ‘hotspoteve’ të reja në fabrika ku punojnë kryesisht qytetarë nga Ballkani Perëndimor që po futen në karantinë”, tha mjekja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat