24-vjeçari nga Kosova godet me veturë gjashtë persona në Berlin

Gjermania

24-vjeçari nga Kosova godet me veturë gjashtë persona në Berlin

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 14:15
Foto nga aksidenti

Personi që kishte goditur me veturë të dielën në mëngjes gjashtë persona në Berlin, duke i lënduar ata, është nga Kosova.

Mësohet se 24-vjeçari Refail A, ishte nën ndikim të alkoolit.

Në gjakun e tij janë gjetur 0.7 promil alkool.

Zëdhënësi i Policisë së Berlinit, Martin Helweg, ka treguar se 24-vjeçari, që ka leje qëndrim gjerman.

24 vjeçari ishte me veturë me targa të Estonisë.

Incidenti ka ndodhur në stacionin e metros “Banhof Zoo”, pak para orës 7 të mëngjesit të dielën.

Kalimtarët ishin goditur nga vetura Mercedes SUV që po drejtonte kosovari 24-vjeçar, duke marrë lëndime serioze.
Të lënduarit janë transportuar me helikopter në spital.

Një nga të lënduarit ishte përfundi veturës.

Raportohet se tre nga të lënduarit ishin të pastrehë.

Shaktari i aksidentit është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Sipas raportimit të gazetës gjermane “Berliner Zeitung”, pas shkaktimit të aksidentit kosovari kishte kërkuar falje disa herë.

Dëshmitarët kanë thënë se ai kishte qenë duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Kosovari është liruar me procedurë të rregullt dhe nuk po hetohet për tentim vrasje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat