SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, mirënjohje, për “BPSH Akademik Mark Krasniqi”

Gjermania

SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, mirënjohje, për “BPSH Akademik Mark Krasniqi”

Nga: Tringë Smajli Më: 17 gusht 2020 Në ora: 09:28
SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, mirënjohje, për “BPSH Akademik Mark Krasniqi”

Kryetari i SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden, Dr. Ibrahim Latifi, i shoqëruar nga Milaim Spahija, nënkryetar, Bahri Shyti, sekretar, Kemail Hoxha, arkatar dhe Hashim Sahiti, anëtarë i Bordit të shoqatës, vizituan BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, në Pilsting të Bavarisë së Poshtme.

Ata fillimisht u interesuan për mbarëvajtjën e punimëve në ndërtimin e objektit të bibliotekës, si dhe për aktivitetet tjera kulturore e humanitare, në këto rrethana Pandemie globale. Themeluesi dhe drejtuesi i BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, Maxhun Smajli, i njoftoj përfaqësuesit e SHKSH “Shqiponjat e Bayernit” për vështirësitë që po kalon biblioteka. “Një takim i poetit, Milazim Kajtazi, me nxënësit e Shkollës me Mësim Plotësues në gjuhën Shqipe, “Migjeni”, nga Freisingu, e paraparë të mbahej në mars të këtij viti, është anuluar për shkak të rrethanave të krijuara pandemike. Ndërsa, mjetët shkollore të parapara për nxënësit e Sh.F. “Dacaj”, në Dacaj të Rozhajës, u bë e mundur të dergoheshin vetëm në fillim të muajit gusht. Pengesa po kemi edhe në ndërtimin e objektit të bibliotekës”, na bëri të ditur, Smajli.

Ai, poashtu na njoftoj edhe për aktivitetët e parapara të bibliotekës në gjysmën e dytë të vitit. “Me 24 tetor do shenohet 5 vjetori i bibliotekës, si dhe 100 vjetori i lindjës së Akademik Mark krasniqit. Derisa, në dhjetor do të dergohen mjete shkollore në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, në Vushtrri. Po në dhjetor është paraparë të mbahen, në të njëjtën kohë, dy akademi përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së Imer Slemanit dhe Hysen Biucajt”, bëri të ditur, Maxhun Smajli.

Dhe, në fund, përfaqësuesit e SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, derisa premtuan mbështetje morale dhe materiale, në emër të shoqatës i dorzuan një “Mirënjohje”, me motivacion: “Për kontribut të dhënë në interes të çështjes kombëtare; në arsim, luftë dhe veprimtari tjera kulture e humanitare, jasht atdheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat