Mjeku shqiptar në Gjermani: Bashkatdhetarët u infektuan me Covid-19 në vizita e festa familjare

Gjermania

Mjeku shqiptar në Gjermani: Bashkatdhetarët u infektuan me Covid-19 në vizita e festa familjare

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 13:18
Dr. Fahri Beqa

Shqiptarët e Kosovës përbëjnë numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19, të cilët kanë rezultuar pozitiv pasi janë kthyer në Gjermani.

Instituti Robert Koch e renditi Kosovën të enjten (20.08) të parën në listën e vendeve nga vijnë më shumë të kthyer të infektuar.

Madje sipas Ministrisë së Shëndetësisë të landit Renani Veriore-Vestfali, 36,3% e të kthyerve të testuar pozitivisht me virusin Corona vijnë nga Kosova.

Turqia renditet e dyta, shkruan DW.

Internisti dhe kardiologu që drejton një klinikë në Berlin, Dr. Fahri Beqa ka javë që këshillon në telefon apo trajton në klinikën e tij të kthyer nga Kosova me ose pa virus.

Takimet apo festat familjare ai i sheh si arsye të fortë të përhapjes së infektimeve.

Me ardhjen e njerzëve nga diaspora, filluan përshëndetjet tradicionale, pati grumbullime në Kosovë, pa u respektuar masat e distancës apo maska, thotë ai për Deutsche Wellen.

“Përgjigja më e shpeshtë është se ata e kanë marrë virusin në takimet familjare, në vizitat, në grumbullimet që kanë pasur me rastin e festave.

Shikoni një numër i njerëzve kanë mbajtur edhe dasma megjithëse në numër më të vogël, ka pasur raste të vdekjeve, ku ne e dimë traditën, njerëzit kanë shkuar tek njëri-tjetri për ngushëllim, kanë marrë pjesë në varrim.”

Aktualisht Kosova ka një numër në rritje të infektimeve, të dhënat e javës së fundit shënojnë mbi 12.000 të infektuar dhe 441 viktima të virusit.

Në dallim nga Gjermania, Kosova si një vend me popullsi të re ka edhe një numër të madh personash që e kanë kaluar lehtë ose pa simptoma sëmundjen.

Pikërisht mes tyre Dr. Fahri Beqa, i cili ka qenë dy herë në Kosovë në dy muajt e fundit sheh një rrezik tjetër: përhapjen e iluzionit, se Covidi kalohet lehtë.

“Problemi kryesor janë pikërisht këta persona asimptomatikë apo që kanë pasur simptoma të lehta dhe që e kanë menaxhuar në atë formë situatën që të thonë, se kjo sëmundje nuk është serioze, madje tek të rinjtë ka mohim komplet të sëmundjes.”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat