Dalin shifrat! Për një muaj, kaq shqiptarë nga Kosova të prekur me COVID-19 hynë në Gjermani

Gjermania

Dalin shifrat! Për një muaj, kaq shqiptarë nga Kosova të prekur me COVID-19 hynë në Gjermani

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Plot 2.946 mërgimtarë të prekur me COVID-19 janë kthyer në Gjermani në katër javët e fundit, bëhet e ditur nga raporti më i ri i institutit gjerman, “Robert Koch”.

Në raportin e radhës të këtij instituti që merret me përcjelljen e rasteve me koronavirus, Kosova është vendi më i përmendur si shtet i mundshëm i ekspozimit, menjëherë pas Gjermanisë.

“Kur janë në pyetje grupmoshat e ndryshme (që nuk janë shfaqur), vlen të përmendet se midis rasteve me të dhëna nga Kosova dhe Turqia, Rumania dhe Shqipëria, fëmijët dhe personat e moshës së mesme janë të mbi-përfaqësuar, gjë që tregon për udhëtim të mundshëm si familje”, shkruhet në raportin më të ri të “Robert Koch” të javëve 32 deri 35, të cilit i është bashkëngjitur edhe tabela.

Ndërkohë, pas Kosovës, në vendin e tretë në tabelë është Kroacia me 2.639 raste, Turqia me 1.825 dhe Bosnja me 695.

Pasi që fillimisht numri i të infektuarve dhe të vdekurve ka qenë relativisht i ulët krahasuar me shtetet tjera evropiane, numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur jashtë mase gjatë javëve të kaluara, duke shtuar shqetësimin për një valë të dytë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat