Qerim Miftaraj - kandidon për Asamblenë komunale në komunën e Lindlarit

Gjermania

Qerim Miftaraj - kandidon për Asamblenë komunale në komunën e Lindlarit

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 20:30
Qerim Miftaraj

Qerim Miftaraj është emëruar nga delegatët SPD-së kandidat për Asamblenë komunale në komunën e Lindlarit, Oberbergischerkreis, për zgjedhejt lokale që do të mbahen me 13.09.2020.

Ai ka lindur në fshatin Qubrel, Skënderaj ku ka kryer shkollën fillore ndërsa atö të mesmën, Farmacinë, në Prizren. Në vitin 1992 ka emigruar në Gjermani, Lindlar dhe që atëherë punon, jeton dhe vepron ne këtë qytet.

Që 10 vite është anëtar i SPD- së në komunën e Lindlarit ku dhe merret me organizimin e ndihmave që i dedikohen Kosovës si dhe është aktiv në Kryqin e Kuq gjerman në këtë qytet.

Tani është zgjedhur kandidat për Këshillin Komunal në Lindlar dhe qëllimi i tijë është që të i fitojë këto zgjedhje dhe t‘i shërbej me devotshmëri komunitetit që e përfaqëson.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat