Vrau bashkëshorten në Gjermani, Astriti dënohet me burgim të përjetshëm

Gjermania

Vrau bashkëshorten në Gjermani, Astriti dënohet me burgim të përjetshëm

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 09:02
Gjaermani

Gjykata e Qarkut Landau ka dënuar me burgim të përjetshëm një shqiptar të Kosovës, 32 vjeçar për të cilin, trupi gjykues ka konstatuar se ka vrarë të shoqen.

Trupi gjykues e ka parë të provuar se 32-vjeçari ka vrarë partneren e tij në ulësen e pasme të makinës së tij me tri të shtëna.

Astrit R. kishte qëlluar Fitore R. (33 vjeçe) nënën e fëmijëve të tij 7 e 9 vjeç ndërsa po ngiste makinën me shpejtësi të plotë.

Gjyqtarët e marrin xhelozinë e tij si motiv të krimit. Burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët.

Policia kishte gjetur viktimën në muajin shkurt me rastin e një kontrolli të trafikut të bërë në rrethin e Germersheim-it. Astriti në atë moment kishte dalë nga makina, me armë në dorë.

Vrasësi i dënuar tashmë me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane, kishte edhe precedente tjera penale.

Ai kishte qenë i dënuar më parë për ushtrim të dhunës fizike, vjedhje e grabitje.

Për këto vepra penale ai kishte qenë dënuar edhe me dëbim nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat