Shqiptarët nga Kosova e “çojnë” koronavirusin në Gjermani, ja sa për qind dalin pozitivë në Frankurt

Gjermania

Shqiptarët nga Kosova e “çojnë” koronavirusin në Gjermani, ja sa për qind dalin pozitivë në Frankurt

Nga: A.M. Më: 13 shtator 2020 Në ora: 12:57
Ilustrim

Shumica e udhëtarëve të kthyer që kanë rezultuar pozitivë për virusin Kornavirus në Aeroportin e Frankfurtit kanë ardhur nga Kosova. Kjo del nga statistikat e ndërmarrjes Centogene, e cila ofron prova të bërë nga testet në Aeroportin e Frankfurtit.

Numrat i referohen periudhës midis 15 korrikut dhe 8 shtatorit. Të paktën 350 njerëz u testuan nga të gjitha vendet e përfshira në vlerësim. Në përgjithësi, nga  104 177 njerëzve të testuar 0.85 përqind ishin pozitivë.

Vendin e parë për raste pozitive  në aeroportin e  Frankfurtit  e ka  Kosova me .38 përqind .Kjo pasohet nga Malta (4.71), Bosnje-Hercegovina (3.17), Hungaria (2.57), Kroacia (2.31) dhe Shqipëria (2.14). Në fund të listës janë Spanja me 0.30 përqind, e ndjekur nga SHBA (0.28), Britania e Madhe (0.21), Izraeli (0.16) dhe Portugalia (0.09). Udhëtarët e ardhur nga Tunizia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të gjithë negativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat