Hapet shkolla shqipe në Offenbach të Gjermanisë

Gjermania

Hapet shkolla shqipe në Offenbach të Gjermanisë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:28
foto ilustrim

Mësimit të gjuhës shqipe në Gjermani do t’i shtohet edhe një shkollë e gjuhës shqipe, e cila do të hapet në Offenbach të Gjermanisē.
Lajmin e ka bërë të ditur Shaip Ademaj, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

“Sapo morëm një lajm të mirë për hapjen e shkollës shqipe, në këtë ditë historike për të gjithë komunitetin shqiptar në Offenbach dhe rrethinë”.

Ditë më parë në një takim pune me konsullatën e përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu, ku qëllimi i takimit ishte mundësia për hapjen e shkollës shqipe në Offenbach.

Sot, morëm një lajm shumë të mirë nga Ministria për Arsim dhe Kulturë në Offenbach, të cilin po e ndajmë me ju, sepse është miratuar kërkesa jonë.

Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë!

Faleminderit shumë znj. Fatmire Musliu për kontributin e dhënë, falënderime për udhëheqësit dhe anëtarët e shoqatës “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach, e në veçanti për kontributin e dhënë z. Naim Podvorica, z. Bujar Dërguti, z. Naim Gashi”, ka shkruar Ademaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat