Edhe ky shtatorë lëndoi shpirtërat e shqiptarëve. Vetëm gjysma e parë e shtatorit 2020 na i rrëmbeu tri figura emblematike të kulturës; artit, muzikës dhe gazetarisë; Sylejman Gashin, Adem Mikullovcin dhe Isa Llapçevën. Pa këto tri figura, Kosova do peshoj më lehtë e populli shqiptarë do ndihën më të varfër. Mungesën e tyre po e ndjejnë edhe Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme dhe BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, në Bavarinë e Poshtme.
Andaj, në emër të Kryesisë dhe anëtarësisë së gjërë të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme dhe në emër të BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, në Bavarinë e Poshtme, u shprehim ngushllime familjarëve, kolegve të tyre dhe gjithë popullit shqiptar!
Lavdi u qoftë në dy botërat!