Në Alteötting vdes Rrustem Bujupi (51), nga Arllati i Drenasit

Gjermania

Në Alteötting vdes Rrustem Bujupi (51), nga Arllati i Drenasit

Nga: Maxhun Smajli Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:11
Alteötting

Tek anëtarët e SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden, vikendi filloi të premtën në orën 18.00. Selia e shoqatës ishte mbushur përplotë bashkatdhetarë, në mesin e tyre edhe kryetari, Dr. Ibrahim Latifi, nënkryetari, Milaim Spahiu, sekretari, Bahri shyti dhe arkatari, Kemajl Hoxha.

Nga Alteöttingu i Bavarisë, kishin ardhur, Imer Kurti dhe Ahmet Xhemajlaj. Një ditë më parë (17 shtator 2020), në Alteötting, kishte vdekur, Rrustem Bujupi, 51 vjeqar, nga Arllati i Drenasit. I ndjeri, pas vetës ka lënë gruan dhe tre fëmijë; dy djem (19, 17 vjeqar) dhe një vajzë (4 vjeqare).

Kurti dhe Xhemajlaj, kishin nisur një aksion humanitar për grumbullimin e mjetëve finansiare për familjën e të ndjerit, Rrustem Bujupit. Ky lajm mortor, dukshëm i lëndoi shpirtërat e drejtuesve të SHKSH “ Shqiponjat e Bayernit” dhe anëtarëve të saj, të pranishëm. Shumica prej të pranishmëve e njihnin nga afër dhe, fjalë miradie flisnin.

Si gjithmonë, në ballë të njerëzorës dhe humanizmës, Dr. Ibrahimi, nisi aksionin për grumbullimin e mjetëve financiare. Brenda një orë u grumbulluan 1000 evro. Mjete këto që iu dorzuan, Imer Kurtit.

Me këtë rast, drejtuesit e SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden, në emër të anëtarësisë së gjërë, u shprehin ngushllime familjës dhe gjithë farefisit, Bujupi, nga Arllati i Drenasit!

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që aç shumë e deshti!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat