Delegacion nga Gjermania, nga Nëndega e NRW, pjesë e inaugurimit të Shtatores e Sheshit të kolonelit hero Ahmet Krasniqi në Vushtrri

Gjermania

Delegacion nga Gjermania, nga Nëndega e NRW, pjesë e inaugurimit të Shtatores e Sheshit të kolonelit hero Ahmet Krasniqi në Vushtrri

Nga: Hilmi GASHI Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:25
Delegacion nga Gjermania, nga Nëndega e NRW, pjesë e inaugurimit të Shtatores e Sheshit të kolonelit hero Ahmet Krasniqi në Vushtrri

Qyteti i Vushtrrisë, ish-Vicianumi i vjetër, të hënën e 21 shtatorit 2020, priti ballëhapur e me nderime të larta shtetërore, strategun trim, Komandantin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK), ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, publicistin e studiuesin, kolonelin martir Ahmet Krasniqi - “Hero i Kosovës”, teksa erdhi në shtatore - i derdhur në bronz, duke u vendosur ceremonialisht e përgjithmonë në sheshin me emrin e tij, duke ia shtuar bukurinë e madhështinë qytetit të tij të lindjes.

Në këtë ceremoni solemne, në zbulimin e shtatores së heroit dhe inaugurimin e sheshit, morën pjesë e folën figura të larta shtetërore të Kosovës, si kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani; kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni; kryetari i komunës Vushtrri, Xhafer Tahiri, duke vlerësuar lart jetën e veprën e kolonel Ahmet Krasniqit, të parit ministër të Mbrojtjes dhe Hero i Luftës së Kosovës,

Gjithashtu, nderonin me praninë e tyre dhe ministra të Qeverisë Hoti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, gjeneralë e kuadro të FSK-së, veteranë të Luftës së Kosovës, qytetarë të Vushtrisë e të ftuar të tjerë nga Kosova e Diaspora.

Në këtë eveniment historik, përkujtimor e solemn në Vushtrri, në shenjë respekti për veprën e sakrificat e kolonel Ahmet Krasniqit për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, mori pjesë protokollare ceremonial e bëri homazhe duke vendos kurorë me lule e mbishkrimin përkatës, edhe një delegacion nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nëndega e NRË -së, në Gjermani.

Delegacioni i LDK nga Diaspora, nga Nëndega e NRW në Gjermani, gjen rastin të faleminderojnë dhe promotorin kryesor, ministrin e përkushtuar Armend Zemaj, si dhe të palodhurin organizator, kryetarin e komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahirin, të cilët realitetuan vendosjen përuruese të Shtatores dhe inaugurimin e Sheshit me emrin e kolonel Ahmet Krasniqit - “Hero i Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat