Fondacioni BESA në Bavari ndjen dhembje të thellë për anëtarin e saj, Isuf Ademaj

Gjermania

Fondacioni BESA në Bavari ndjen dhembje të thellë për anëtarin e saj, Isuf Ademaj

Nga: Mislim Berisha Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:58
Isuf Ademaj

Me dhembje të thellë morëm lajmën për vdekjen e njërit nga themeluesit të Fondacionit BESA dhe njëherit Nënkryetari i parë i saj z. Isuf Ademaj. Me këtë rast, Fondacioni BESA i shprehë ngushllimet më të sinçerta familjes Ademi si dhe mbarë Antarësisë së sajë.

Me këtë rast duhet cekur se Isuf Ademaj vjen nga Fshati Logjë e Pejës. Në fund të viteve tö 80-ta migroi në Gjermani respektivisht në Schelling, pranë Regensburgut. Ndërsa në nga vitet e 90-ta sëpari në Regensburg e rrethinë e më vonë edhe nëpër tër Bavarinë e zgjeroi aktivitetin e tij ndërtues me çrast njifet si ndërmarrës i suksesshëm.

Që në nga idetë e para për të krijuara për qëllim të një rrjetëzimi të bizneseve Shqiptare në Bavari, edhe atëherë kur mendonim që nuk ia dalim, edhe atëherë kur paraqiteshin pengesa me tendenca joqëllimmire, ishte Isufi ai që nuk na linte të qetë dhe na motivonte ta jetësojmë këtë ide madhore. Sot, falë angazhimit të tij dhe bashkëpunëtorëve tjerë, Fondacioni BESA ka një antarësi të gjerë të cilët sot e ndjejnë humbjen e tij, ndjejnë dhembje të thellë.

Me vdekjen e Antarit tonë, kemi humbur një ndërmarrës të suksesshëm në Bavari, një mik e aktivist të devotshëm, thotë Kryetari i Fondacionit Anton Krasniqi.

Zoti e prehtë në paqe, Zoti e ndihmoftë familjen si dhe miqtë tjerë të përballojnë dhembjen.

Gjitmonë në kujtimet tona, Antarësia e Fondacionit BESA, Bavari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat