Urimet më të mira për nëndegën e LDK -së, për Pfalz!

Gjermania

Urimet më të mira për nëndegën e LDK -së, për Pfalz!

Nga: Maxhun Smajli Më: 29 shtator 2020 Në ora: 19:54
LDK

Pa LDK nuk ka shtet të mirëfilltë në Kosovë, por, më parë, LDK-ja, duhet sheruar nga virusi komunist. Me ardhjen e Osman Ferizit në krye të LDK-s, për Gjermani, me riaktivizimin e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme dhe sëfundmi me themelimin e Nëndegës së LDK- së, për Pfalz, Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjermani, po i kthehet pamja që e kishte dikur, në kohën e Dr. Ibrahim Rugovës.

Ditë më parë, me frymë rugoviane, u themelua Nëndega e LDK-s, për Pfalz , drejtimin e të cilës e kanë marrë emra të njohur të çështjes kombëtare, anëtarë të devotshëm të LDK-s.  Pas një lufte të gjatë me virusin komunist, tashmë, Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, nuk ndihet e vetmuar. Kryesia e kësaj nëndege, shpreson se shembullin e Nëndegës së LDK-s, për Pfalz, do ta ndjekin edhe nëndegët tjera në Gjermani dhe gjithandej në mergatë.

Me këtë rast, Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, duke shprehur urimet më të mira; punë të mbarë dhe suksese, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me Nëndegën e LDK-s, për Pfalz.

Nga Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat