Tragjedi në Gjermani: Vdesin pas goditjes nga treni dy vëllezër nga Deçani, njëri 13 tjetri 17 vjeçar

Gjermania

Tragjedi në Gjermani: Vdesin pas goditjes nga treni dy vëllezër nga Deçani, njëri 13 tjetri 17 vjeçar

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 13:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë vdekur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni, njoftojnë mediat gjermane.

Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeçar ndërsa tjetri 17 vjeçar, derisa, se të dy vinë nga Komuna e Deçanit kanë konfirmuar familjarët.

Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat