Lobi Euro Atlantik Shqiptar: Të shpallet ditë zie në Kosovë

Gjermania

Lobi Euro Atlantik Shqiptar: Të shpallet ditë zie në Kosovë

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 17:59
Lobi Euro Atlantik Shqiptar

Lobi Euro Atlantik Shqiptar, është tronditur thellësisht nga lajmi i kobshëm për tragjedinë e rëndë që ndodhi sot në Bruckberg të Bavarisë, ku humbën jetën dy vëllezër të mitur nga familja Arifaj e Ratishit të Deçanit.

Kryetari i Lobit, Shukri Ymeri, në emër të gjithë anëtarëve dhe mërgatës shqiptare, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifaj, për këtë humbje të madhe dhe tragjedi që nuk e ka goditur vetëm familjen Arifaj, por të gjithë mërgatën tonë.

Dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos na përsëriten asnjëherë!  U prehshin në paqe shpirtërat e këtyre dy engjujve që u ndanë kaq heret nga jeta e tyre.

Ftojmë institucionet e Kosovës që në nderim të viktimave të kësaj tragjedie, që u ndanë nga jeta në lule të fëmijërisë, ditën e nesërme ta shpallë ditë zie në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat