Nismë e re e degës së LDK-së për Gjermani!

Gjermania

Nismë e re e degës së LDK-së për Gjermani!

Nga: Hasan Qyqalla Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 22:59
Ibrahim Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës - dega për Gjermani me inicimin dhe  koordinimin e Nëndegës së Lidhjes Demokratike për Rheinland-Pfalz për rrethinën Pfalz-Keiserslautern, organizojnë (për herë të parë) SHPËRBLIMIN VJETOR "DR. IBRAHIM RUGOVA 2020"  PËR ART DHE LETËRSI.  

Andaj, ftojmë gjithë krijuesit e interesuar, që të marrin pjesë në konkursin e  hapur. Dërgimi i veprave letrare e artistike, zgjat gjer më 25.11.2020 dhe adresohen në formën "pdf" ose "Word", për e-mail:   

Veprat, duhet të jenë paraprakisht të botuara, gjatë vitit të fundit.  

Rezultatet shpallen javën e parë të muajit Dhjetor (që përket me DITËLINDJEN e PRESIDENTIT HISTORIK, DR. IBRAHIM RUGOVA, pra më 02.12.). Shpërblimi do jet tradicional. Ju mirëpresim. 

Seksioni për kulturë i LDK-së 

Dega e LDK-së për Gjermani 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat