Nuk e dinte që polici gjerman dinte shqip, 30-vjeçarin shqiptar e fundosin të sharat

Gjermania

Nuk e dinte që polici gjerman dinte shqip, 30-vjeçarin shqiptar e fundosin të sharat

Më: 3 mars 2021 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar shqiptar, që nuk pranonte të zbriste nga treni, ka zënë një pjesë të konsiderueshme të mediave në Gjermani.

I riu kishte marrë trenin nga Lohne në Osnabrück të Gjermanisë dhe mbërriti atje rreth orës 13:32.

Megjithëse treni përfundonte atje rrugëtimin dhe më pas do shkonte për parkim, shqiptari nuk pranoi të zbriste.

U desh një patrullë nga policia federale e thirrur për ndihmë për të nxjerrë shqiptarin nga treni, por nuk ishte një punë e lehtë.

Për shkak se ai po bëhej gjithnjë e më agresiv, ai u shoqërua në stacionin federal të policisë me pranga në duar për identifikim.

30-vjeçari me origjinë nga Kosova nuk e dinte që një prej policëve dinte shqip dhe për këtë arsye do të evitonte një seri të sharash, raportojnë mediat lokale.

Tani, përveç një hetimi paraprak për shkeljen dhe rezistencë ndaj oficerëve të zbatimit të ligjit, ai gjithashtu po përballet me akuza për fyerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat