Dr. Pediatër Alush Morina, ti i mungon Kosovës, po aq sa Kosova të mungon ty!

Gjermania

Dr. Pediatër Alush Morina, ti i mungon Kosovës, po aq sa Kosova të mungon ty!

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:28

Dr. Pediatër Alush Morina, nga Therana, pas lufte u kthyer në Kosovë nga Gjermania, për ta vazhduar emisionin e tij human në shërbim të shëndetit të fëmijëve të Kosovës, por nuk u gjet një vend pune për të dhe u kthyer përsëri në Gjermani, i zhgënjyer dhe shumë i demoralizuar.

Është e dhimbshme për fëmijët e Kosovës që iu mungon një Pediatër si ju.

Por, nepotizmi dhe korrupsioni deri para ardhjes së Qeverisë Kurti - Vjosa në qeverisje të vendit kanë lënë jashtë marrëdhënies pune shumë kuadro me merita si ju.

Nëse grupet mafioze politike të infiltruara në kuadër të disa partive politike të cilat humben zgjedhjet e fundit të parakohshme nuk do të krijojnë pengesa Qeverisë aktuale Kurti-Vjosa, për t'i realizuar reformat dhe përmbush premtimet   jo vetëm nepotizmi, korrupsioni , tenderomania , ngritja dhe rritja e pasurive të pa justifikueshme do të marrin fund, por edhe punësimet do të bëhen në bazë të meritave  e jo me ndërhyrje nepotike dhe partiake të punësohen kuadro të cilat nuk e meritojnë të punësohen për shkak të performances së dobët profesionale etj.

Kosovës si shtet në këtë stad të zhvillimit të saj ekonomik  dhe të gjithanshëm i duhen kuadro të dijshme dhe të pa korruptuara,  të cilat më shumë angazhohen dhe interesohen për t'mirën e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve , se sa për interesat e tyre meskine siç ka ndodhur derisa erdhi Qeveria Kurti-Vjosa ,në qeverisjen e vendit, pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat