Vendimi i Gjermanisë për AstraZeneca-n, mjekja shqiptare: Janë gjetur 7 raste me tromboza

Gjermania

Vendimi i Gjermanisë për AstraZeneca-n, mjekja shqiptare: Janë gjetur 7 raste me tromboza

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:08
Aurora Meta Dollenberg

Gjermania ka vendosur që vaksina AstraZeneca të përdoret vetëm për moshën mbi 60-vjeç.

Për këtë vendim mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg tha për Euronews Albania se kjo vaksinë ka shkaktuar 7 raste me tromboza në këtë shtet.

“AstraZeneca përveç se nuk është një vaksina e lirë për nga kostoja, ka bërë bujë për disa efekte anësore që ka shkaktuar, siç janë trombozat. Në 1.6 mln të vaksinuar janë gjetur 7 raste me tromboza”, u shpreh mjekja.

Ajo shtoi më tej se imazhi i kësaj vaksine është dobësuar dhe se qytetarët janë të dyzuar për t’u injektuar me AstraZeneca.

Ai theksoi se edhe Gjermania po përpiqet që të rrisë shpejtësinë e vaksinimit.

“Me ritme të ngadalta po vijon vaksinimi, jemi pak më shpejt se sa Shqipëria, dëshira është që me ardhjen e pranverës të jemi në gjendje të kemi lëvizje të lirë dhe të udhëtojmë”, pohoi mjekja.

Sa i përket vaksinimit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani, ajo tha se nuk ka diferencime.

“Nuk ka diferencim, emigrantë ose jo emigrantë. Çdokush që banon apo jeton në Gjermani ka të drejtën të marrë atë vaksinë që dëshiron, Astrazeneca, Biontech apo Moderna”, përfundoi mjekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat