Mjekja shqiptare në Gjermani: Vaksina AstraZeneca e sigurt për shëndet

Gjermania

Mjekja shqiptare në Gjermani: Vaksina AstraZeneca e sigurt për shëndet

Më: 2 prill 2021 Në ora: 00:03
Aurora Dollenberg

Doktoresha Aurora Dollenberg ka një këshillë për të gjithë që duan ta marrin vaksinën AstraZeneca.

Këtë vaksinë po e merr për të luftuar virusin korona.

Mjekët e Kosovës janë të parët që po vaksinohen me vaksinën Astra Zeneca që tashmë ka arritur në Kosovë.

Madje një pjesë e stafit shëndetësor u vaksinua me 20 mars në Kukës me po të njëjtën vaksinë.

Dyshime pati që kjo vaksinë mund të shkaktojë trombozë në gjak e të çojë edhe te vdekja.

Për këtë arsye disa shtete në fillim nuk e pranuan këtë vaksinë.

Mirëpo tash ajo është miratuar të jetë efikase nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Aurora Dollenberg, doktoresha që e udhëheq Federatën e Mjekëve në Evropë, ka dhënë arsyet pse nuk duhet të shqetësohemi për këtë vaksinë.

Madje Dollenberg informon se në Gjermani po me këtë vasinë janë imunizuar me Astra Zeneca 1.6 milionë e popullatës.

E ajo ka edhe një këshillë për të gjithë që kanë ndrojtje ta marrin.

Dollenberg thotë se në shtetin ku ajo jeton, pra në Gjermani të gjithë personat e moshuar mbi moshën 60 vjeçare po vaksinohen me këtë vaksinë.

Ndërkohë ajo ka një thirrje për të gjithë shqiptarët e Kosovës.

Ndërkohë vaksina Astra Zeneca është duke u përdorur edhe në Itali, Francë e shumë vende të tjera evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat