Nga Gjermania për mirëkuptim!

Gjermania

Nga Gjermania për mirëkuptim!

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 prill 2021 Në ora: 20:53
Adem Bytyçi

I mirëkuptoj qytetarët e të gjitha shtresave në Kosovë, ndër të cilët edhe studentët e Universiteteve, për shqetësimin e zbatimit të masave kufizuese nga Qeveria aktuale Kurti, për t'u mbrojtur nga përhapja e infeksionit nga virusi Covid-19- të.

As kush nuk do të dëshironte një kufizim të lirive dhe të drejtave të qytetarëve për të qarkulluar lirshëm, sikur jeta e tyre mos të rrezikohej seriozisht nga një virus i pa dukshëm dhe mizor i cili po merrë jetë njerëzish pa mëshirë gjithandej, por edhe në vendin tonë.

Në rrethanat ekzistuese pandemiologjike, në pa mundësi për të vaksinuar popullatën kundër një të keqe kaq misterioze dhe vdekjeprurëse, e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur janë masatë e izolimit, këtë fakt duhet ta kuptojmë edhe pse nuk do ta dëshironim.

Të dashur bashkëkombësit e mi, edhe në Gjerman, ku jetoj unë momentalisht masatë e izolimit janë edhe shumë më të ashpëra se atje në vendin tonë në Kosovë, prandaj duhet ta kuptojmë Qeverinë aktuale Kurti, sepse është në interesin e shëndetit tonë.

Besoni se shumë bashkëkombës tonë kanë vdekur nga virusi Covid- 19-të edhe për shkak të mos respektimit të masave izoluese dhe masave tjera preventive.

Uroj që qeveria aktuale sa më parë të siguroi vaksinën për të vaksinuar popullatën si masa më adekuate dhe efikase të mbrojtjes nga një Pandemi vdekje prurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat