LDK në Gjermani: Kritikon Kurtin, lavdëron Abdixhikun dhe Konjufcën

Gjermania

LDK në Gjermani: Kritikon Kurtin, lavdëron Abdixhikun dhe Konjufcën

Nga: A.M. Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:05
Lumir Abdixhiku

Edhe pse ka vetëm një muaj në krye të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të kritikohet nga opozita.

Nëndega e Lidhjes Demokratike të Kosovës  në Pfalz-Keiserslautern, e udhëhequr nga kryetari Berat Brahim Rexhaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, si dhe kryeministrin e saj Albin Kurtin.

Përmes një reagimi për media, nëndega e LDK-së, ka kritikuar paraqitjen e kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, kjo nëndegë e ka lavdëruar kryetarin e saj të ri, Lumir Abdixhikun.

“Është për t'u përshëndetur kultura demokratike pluraliste, edhe pse në opozitë tejet konstruktive, e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me kryetarin e ri z. Lumir Abdixhiku”, thuhet ën reagimin për media.

Përveç Abdixhikut, Rexhaj ka thënë fjalë të mira për Glauk Konjufcën, nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

“Glauk Konjufca, që më ka befasuar këndshëm për të mirë, me sjellje konstruktive e institucionale, kundrejt të gjitha partive pjesëmarrëse në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Rexhaj. 

Reagimi i plotë:

 Qeveria e kukuvajkave

Qeveria "Kurti 2", erdhi me eufori në pushtet. U trumbetua shumë, pati pastaj edhe krekosje të njëpasnjëshme duke u ngrehur mbi arrogancën e numrave. Natyrisht, është për t'u përshëndetur kultura demokratike pluraliste, edhe pse në opozitë tejet konstruktive, e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me kryetarin e ri z. Lumir Abdixhiku. Por, çfarë tentoi të bëjë kryeministri, që ende sorrollatet skutave të ndërtesës së Qeverisë?! Filloi "fiskulturat" e para politike, përkundër gatishmërisë për rolin konstruktiv pragmatik të LDK-së, që ta mbështes formimin e institucioneve shtetërore. Sjellë me nxitim "ligjin për ndryshimin e plotësimin e votimit të mërgimtarëve", brenda nate!!! Absurd i llojit të vet, për të mos thënë se kryeministri riprodhon skandale politike, për ta luajtur pastaj rolin e viktimës: "ja, këta janë ata që e pengojnë formimin dhe punën e Qeverisë Kurti"! Akoma, nuk ka bërë as një orë punë efektive në Qeveri, edhe pse opozita konstruktive, veçanërisht LDK-ja, ia mundësoi formimin dhe zgjedhjen e Presidentes, pastaj votimin e Qeverisë "Kurti 2", etj. Skandali i radhës ishte "këndimi" i pesë-gjashtë faqeve në foltoren e Kuvendit të Kryetares së sapo zgjedhur. Ishte "këndim" si në fushatë zgjedhore, e ma së paku fjalim përmbajtjesor i Presidentes, që do të mund t'i përmbledhte me pesë-gjashtë fjali. Kjo përgjegjësi ju takon edhe këshilltarëve të saj, nëse është këshilluar me ta, kuptohet. Edhe më skandaloze ishin intervistat dhe paraqitjet e Presidentes, brenda e jashtë vendit, që u debatuan e komentuan gjatë nga mediumet brenda e jashtë vendit. Çdo paraqitje e liderëve të kësaj klase politike, nuk përcjellin mesazh, vizion apo program të avansuar qeverisës, për çudi! Bile as program qeverisës nuk ka shpalosur akoma Kryeministri, e "lodron"  nëpër fushata zgjedhore si militant endacak duke e injoruar pozitën që ka dhe popullin që e ka votuar për kryeministër! Nga ta dëgjon vetëm ankime e vajtime, duke derdhë "lot krokodili e nxjerrë ulërima", si kori i "kukuvajkave"! "Ky është shtet i korruptuar, i degraduar, i kriminalizuar, i kapur, etj."! Këtë refren nga ju e kemi dëgjuar prej ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku, të nxitur nga ju VV, u vranë edhe dy të rinj të pafajshëm. Falë këtyre sloganeve, pa harruar edhe "Bashkimin Kombëtar" si nismë, sot del i njëjti Albin Kurti e deklaron pa u skuqur fare: "nuk na lejon kushtetuta, bashkimin kombëtar"! Albin, a tash e "mësove" Kushtetutën e Kosovës aaa!? Besoj edhe Himin e Flamurin "me lara" e njeh tash! Por vetëm një gjë nuk je kah e kupton, apo nuk po i beson as vetes, të qeverisësh me shtetin. Nuk din apo nuk don, mbase shumë defekte për të mos thënë dyshime ka, rrugëtimi juaj prej një endacaku, e deri te posti i  Kryeministrit! Tani më nuk je "molieri" i mureve me ngjyrë të institucioneve, por je kryeministër. Lëri skutat! E vetmja gjë që keni bërë ju, është ndryshimi dhe emërimi i bordeve. Al-Bin, shteti nuk avancohet me dogmë por me veprim, populli e hanë ideologjinë si dashuria e mëmës ndaj fëmijës, por kur e rrok uria foshnjën e humbë durimin dhe kërkon qumështin, të plotësojë urinë me ushqim jo me ideologji marksiste-leniniste që rezultuan si dështim. Al-Bin, vëre gishtin kokës! Është koha e fundit të shkëputesh nga mellagomania narcizoide autosugjestive. Dy pësime fondamentale ishin riprodhim i juaji vetanak:

1. kaosi në të cilën le Kosovën si kryeministër e bëje fushatë me "xhipa me xhama të terraftë" dhe

2. në Shqipëri, ta treguan vendin ty, Boikenit & Co, sikur në emisionin Top Channel, tek moderatorja Eni Vasili! Unë, në vend tuajin, do kërkoja "azil ..." në Norge, nëse ke moral, kuptohet! Por moral politik tek shqiptarët, ende nuk kam takuar gjer tani... Presim befasinë, apo të kundërten, nga ju!

Në konferencën e OKB, shefja e diplomacisë sonë përdori retorikë reprizive nga intervista e Kryetares së Shtetit dhe Kryeministrit, që ende se ka guximin apo gatishmërinë të ndez timonin qeverisës. Çfarë QEVERIE është kjo...!? Kur "çdo dy orë vdes një njeri në Kosovë", siç tha lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku! Nuk kam takuar qeveri të qajë, në kolltukët që i kërkoi dhe u ul, nga përvoja  perëndimore gjithnjë, përveç kësaj Qeverie "referendumi", me në krye Al-Binin! Ndalo vajin "Qeveria e korit të kukuvajkave", se me lot përcjellim kortezhe të dhembshme për në amshim. Me këtë avaz, vetëvrasja juaj politike, nuk na bënë me lot neve, rivalëve tuaj real politik, por ata që ju besuan, ju votuan dhe shpresuan tek ju, kot fare! Mbase, ...dhe vjen një ditë e ideologjitë vdesin, se janë të thata, kurse veprat mbesin,  mbase janë të prekshme, të kapshme e me frymë, siç është shteti i sotëm Dardan, i pavarur e sovran, prej arkitektit, liderit e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Më beso, nuk jam i prirë të shoh vetëm njërën anë të medaljes (pra anën e zezë), por nuk po shoh asnjë pikë angazhimi apo avans që mund të përmendë për të mirë të kësaj Qeverie. Nëse keni bërë diç më shumë dhe ju kam hyrë në "hak", jam i gatshëm të tërhiqem dhe të kërkoj falje publike, kryeministër! Por, harroje kërkim faljen si hyjnore siç njihet, nga gjuha e juaj e diktaturës së "proletariatit" me shallin e kuq! Mos të harroj të përmend Kryeparlamentarin, z. Glauk Konjufca, që më ka befasuar këndshëm për të mirë, me sjellje konstruktive e institucionale, kundrejt të gjitha partive pjesëmarrëse në Parlamentin e Kosovës. 

Al-Bin jeni jokonvecional prej liderit për qeverisje, thërrimet tuaja vezullojnë akoma mbi ideologjitë, por kur do ta kuptojmë epokën: "shkëlqimi dhe rënIa e shokut Zylo"!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat