Nis gjykimi i shqiptarit nga Kosova në Gjermani që ka vrarë kunatën, para tre fëmijëve të saj

Gjermania

Nis gjykimi i shqiptarit nga Kosova në Gjermani që ka vrarë kunatën, para tre fëmijëve të saj

Më: 11 maj 2021 Në ora: 20:49
Pamje nga gjykimi

Tre fëmijë adoleshentë kanë parë nënën e tyre duke vdekur në apartament, ka deklaruar vëllai i të pandehurit si dëshmitar në fillim të gjykimit

Një burrë 48 vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Löhne, (Landi Nordrhein Westfallen, Gjermani), po akuzohet se ka qëlluar për vdekje kunatën e tij 33 vjeçe, para fëmijëve të saj.

Për këtë vepër të rëndë penale ai qëndruar në bankën e zezë të Gjykatës së Qarkut në Bielefeld që nga e marta, shkruan dpa.de.

Tre fëmijë adoleshentë kanë parë nënën e tyre duke vdekur në apartament, ka deklaruar vëllai i të pandehurit si dëshmitar në fillim të gjykimit.

Sipas zyrës së prokurorit publik, i pandehuri nga Kosova në të vërtetë kishte për qëllim të vriste gruan e tij pasi që ajo ishte ndarë nga ai.

Me një çelës duplikat ai kishte hyrë në banesën e gruas së tij në dhjetor të vitit 2020. Aty ai kishte takuar kunatën, vëllain e tij dhe fëmijët në moshën 12, 13 dhe 14 vjeç.

Vëllai dhe kunata e kishin vizituar ish bashkëshorten e vëllait për t`i shprehur mbështetje nga burri i dhunshëm, i akuzuari i sotëm për vrasje.

Vëllai dhe kunata janë përpjekur ta nxjerrin burrin e zemëruar nga banesa. Por sipas prokurorisë, ai kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte qëlluar të dytë. Vëllai kishte rënë i plagosur, në dysheme dhe atëherë dorasi ka qëlluar në drejtim të kunatës të cilën e kishte vrarë me një të shtënë në gjoks.

Anëtarët e tjerë të familjes e kishin bllokuar të armatosurin dhe e kishin mbajtur derisa kishte ardhur policia.

I pandehuri ka qëndruar i heshtur në fillim të gjykimit. Por ai do ta japë një deklaratë përmes avokatit të tij, në rrjedhën e mëtejshme të procesit, është thënë në ditën e parë të procesit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat