Nuk gjen “qetësi” Gjermania: Ja çka ndodhi pas vrasjes së shqiptarit nga Kosova

Gjermania

Nuk gjen “qetësi” Gjermania: Ja çka ndodhi pas vrasjes së shqiptarit nga Kosova

Nga: A.Zh Më: 5 qershor 2021 Në ora: 20:21
Hetuesit e policisë mbledhin prova në sinagogën në Ulm: (Burimi: dpa / Ralf Zwiebler)

Në mëngjes në Ulm të Gjermanisë, një burrë u përpoq t'i vinte flakën sinagogës me një lëng të ndezshëm. Një dëshmitar menjëherë thirri brigadën e zjarrfikësve dhe i dha policisë një përshkrim të personit, raporton t-online.de, përcjell Bota sot.

Sipas policisë, një i huaj dyshohet se do të kryente një sulm me zjarr mbi sinagogën në Ulm. Një dëshmitar kishte vërejtur një burrë të shtunën në mëngjes rreth orës tetë, i cili zbrazi një lëng nga një shishe në fasadën e sinagogës dhe ai vuri flakën, tha policia.

Meqenëse dëshmitari menjëherë njoftoi ekipin e zjarrfikësve, zjarri u shua shpejt dhe, sipas policisë, vetëm dëme të vogla u shkaktuan në fasadë dhe në një xham. Kishte një njollë të errët bloze në njërën anë të ndërtesës së komunitetit hebre.

Policia e Ulmit po kërkon një burrë, i cili është i gjatë rreth 1.80 metra

Sigurimi i shtetit u thirr për të hetuar përpjekjen për zjarrvënie dhe u krijua një komision i posaçëm. Policia menjëherë filloi të kërkonte autorin dhe publikoi një përshkrim të personit.

Sipas përshkrimit të dëshmitarit, personi në kërkim është i gjatë rreth 1.80 metra. Ai kishte veshur një kapuç të errët, një maskë të bardhë mbrojtëse, xhinse blu dhe atlete të bardha me vija të zeza, përcjell Bota sot.

Kjo ngjarje vjen dy ditë pas krimit në Hanover, ku u vra një shqiptar nga Kosova në semafor. Armin Neziri, një 30-vjeçar, dyshohet se u vra për shkaqe hakmarrjeje nga Rinor Z., poashtu nga Kosova. Policia gjermane është në kërkim të autorit./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat