“Vetëm shqiptar s’mund të jesh”, mërgimtari nga Gjermania i reagon Valon Sylës

Gjermania

“Vetëm shqiptar s’mund të jesh”, mërgimtari nga Gjermania i reagon Valon Sylës

Nga: A.Zh Më: 14 korrik 2021 Në ora: 22:36
Valon Syla

Mërgimtari nga Gjermania Adem Bytyçi, i ka reaguar gazetarit Valon Syla, për deklaratat e tij lidhur me diasporën.

Bytyçi ka thënë se Syla nuk “mund të jetë shqiptar”, pasi ka fyer e ofenduar mërgatën si asnjë njeri më parë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se mërgata nuk i ka hyrë në hak Sylës që ta shajë e ofendojë ai.

Reagimi i opinionistit, dërguar në “Bota sot”:

"Përshëndetje" Valon Sylës nga Gjermania!

Ti, Valon Syla, mund të jesh gazetar, mund të jesh edhe anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës.

Ti, Valon Syla, mund të kesh edhe emrin shqiptar, kuptohet religjioni përkatësisht besimi është e drejtë e zgjedhjes tuaj, pak sipas meje ka rëndësi se i takon besimit ortodoks apo mysliman, me rëndësi është të besosh se respektimi i dinjitetit njerëzor dhe modestia e sjelljes me njerëz është më e rëndësishmja ndër të gjitha.

Kjo ta jep vendin në shoqëri, respektin dhe nderimin që do ta meritosh gjatë gjithë jetës.

Ti, Valon Syla mund të jesh gjithçka, por vetëm njeri dhe shqiptar nuk mund të jesh, sepse asnjëherë nuk me ka rastisë të dëgjojë njeri apo shqiptarë të fyejë, të ofendojë si dhe të mos lë mënyrë pa përdorë për ta diskriminuar dhe diskredituar mërgatën shqiptare siç e fyen e ofendon ti, e cila mërgatë i ka dhënë aq shumë Kosovës dhe popullit të Kosovës në ditët më të vështira kur bëhej fjalë për jetë a vdekje, të jesh apo të mos jesh?

Është e pabesueshme që mërgata të ketë hy në hak ty apo kujtdo tjetër për ta merituar për ta sharë siç e shan dhe e fyen ti.

Kjo që bënë tij kundër mërgatës shqiptare nuk është as në profesionin, as në gjuhën dhe as në etikën e një gazetari të mirëfilltë, i cili kur shkruan dhe flet para se gjithash e respekton kodin e gazetarisë!

Me respekt nga Hanoveri i Gjermanisë: Adem Bytyçi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat