Shqiptari në Gjermani flet për situatën e përmbytjeve nga shiu

Gjermania

Shqiptari në Gjermani flet për situatën e përmbytjeve nga shiu

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 00:20
Mysli Luta

Banori i qytetit Hagen të Gjermanisë, Mysli Luta, ka folur për situatën që është atje pas reshjeve të mëdha të shiut të cilat kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati.

Ai ka thënë se nuk ka të lënduar në familjen e tij.

“Vërshimet kanë filluar dje në mbrëmje, për momentin situata është pak më e mirë, rrugët janë pjesërisht të kaluara. Shirat kanë filluar në mbrëmjen e ditës së martë tërë natën, edhe ditën e mërkurë deri në orët e vona të mbrëmjes ku situata doli jashtë kontrollit dhe 24 orë ka pasë vërshime pa ndërprerje”.

“Në qytetin tonë nuk ka pasë viktima, por në një qytet afër nga këtu në Altena kanë pësuar dy zjarrfikës. Sipas disa informacioneve që kemi takuar njerëz dhe asaj që kemi parë vet ka shumë dëme materiale”, ka thënë Luta.

Ai ka thënë sipas informatave që ka nuk ka shqiptarë të lënduar, por edhe nuk kanë dëme materiale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat