Qëllimi kryesor i Degës së LDK-së në Gjermani: Rikthimi i suksesit të dikurshëm

Gjermania

Qëllimi kryesor i Degës së LDK-së në Gjermani: Rikthimi i suksesit të dikurshëm

Nga: A.M. Më: 20 korrik 2021 Në ora: 23:06
Ilustrim

Qëllimi kryesor i Degës së Lidhjes Demokratik të Kosovës në Gjermani është rikthimi i kësaj partie në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kështu, u shprehen gjatë takimit virtual të mbajtur nga Kryesia e Degës së LDK-së së Gjermanisë.

Gjithashtu, ata u pajtuan edhe për agjendën që do ta zhvillojnë në Kosovë.

“Dega e LDK-së në Gjermani beson në ngritjen e fuqishme të LDK-së - partisë së Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, andaj fton të gjithë anëtarët e ithtarët e saj, por edhe ata që në momentin e caktuar u mashtruan nga individ të caktuar, që të janë pjesëmarrës aktiv të fitores sonë në zgjedhjet lokale, sepse vetëm në kuadër të LDK-së mund të jetësohet filozofia rugoviane”, thuhet në komunikatën për media.

Komunikata e plotë e Degës së LDK-së në Gjermani:

Kryesia e Degës së LDK-së së Gjermanisë në një takim virtual të mbajtur më 18.07.21 përcaktoj agjendën e veprimit të saj në kohën e pushimeve në Kosovë dhe të angazhimit tonë konkret në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sikurse herave tjera, takimet tona fillojnë me vizitën tek varri i Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova dhe vazhdojnë tek varret dhe shtatoret e personaliteteve të tjera kombëtare të rëndësishme. Poashtu Kryesia e Degës dhe ato të Nëndegëve kanë paraparë takime me Kryetarin e LDK-së z. Lumir Abdixhiku dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore.

Prioritet kryesor i Degës së LDK-së në Gjermani në momentin e tanishëm është angazhimi në rikthimin e suksesshëm të LDK-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në këtë drejtim u caktuan detyrat konkrete në shpërndarjen e formularëve për të aplikuar për të votuar, të cilat do t'i zhvillojmë në Gjermani, por duke marruar parasysh se është koha e pushimeve, këto aktivitete do të zhvillohen edhe në Kosovë. Dega e LDK-së në Gjermani beson në ngritjen e fuqishme të LDK-së - partisë së Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, andaj fton të gjithë anëtarët e ithtarët e saj, por edhe ata që në momentin e caktuar u mashtruan nga individ të caktuar, që të janë pjesëmarrës aktiv të fitores sonë në zgjedhjet lokale, sepse vetëm në kuadër të LDK-së mund të jetësohet filozofia rugoviane.

Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani

Sekretari

Isa Shabani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat