Rrëfehet mërgimtari nga Gjermania: Si po na maltreton Serbia në kufirin me Hungari

Gjermania

Rrëfehet mërgimtari nga Gjermania: Si po na maltreton Serbia në kufirin me Hungari

Nga: M.H. Më: 11 shtator 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Kolona të gjata janë krijuar në kufirin Serbi-Hungari, ku fillon zona Schengen.

Dëshmitarët kanë thënë se pritjet po zgjasin me orë.

Sipas tyre, policët në disa raste po provojnë të korruptojnë qytetarët, duke u kërkuar para.

E në lidhje me këtë në Gazetën “Bota sot”, ka shkruar një mërgimtar nga Gjermania i cili udhëton për 20 vite dhe është dëshmitar i kolonave dhe rasteve që ndodhin në kufi.

Ai tregon që vet është pjesë e kësaj plaçkitje e cila fillon nga 5€ e deri deri 150€.

Sa i përket rastit se në kufirin Hungari-Serbi, po maltretohen mërgimtarët. Unë qe 20 vite që kaloj në këtë kufi gjithmonë plaçkitem nga policia kufitare, fillon nga 5€ deri 150€. Shumë më ka brengos sepse deri tash askush nuk është merr me këtë çështje”, shprehet mërgimtari.

Më tej mërgimtari nga Gjermani tregon metodën që policia serbe përdor për të marr para nga shqiptarët në mënyrë që të kalojnë kufirin.

Këtu ekziston një metodë si ata përdorin gjithmonë :

Polici serb pyetë: ku shkoni... për të ditur se aje nga Kosova sepse ata me nënshtetësi gjermane, nuk i pyet se ku do të shkojnë.

Ti ju thua në Kosovë, ata kthehen me “në rregull”.

Polici serb të thotë pastaj të parkohesh dikun afër 50 metra prej kabines të policit edhe këtu fillon nëse të presësh, pret, pret, pret diku 1 ose 2 orë dhe ai nuk të thërret. Nëse del shkon te polici të pyet nëse ke diçka për kafe ose për bakshish mundesh të ecësh, nëse jo duhet të presësh.

Atëhere ti je i lodhur nga rruga thua për 10 Euro 1 orë me prit nuk ia vlen edhe je i detyruar të i jepësh sa të kërkojnë”, thotë mërgimtari i cili preferon të mbetët anonim.

Ai tutje tregon se që ka pasur rastë që i janë kërkuar atij 150€ dhe ka qenë I=i detyruar të pres pasi dokumentët I kanë policia serbe dhe nuk mund të kalosh pa paguar haraq.

“Ka pas raste që më kanë kërkuar 150 € edhe nuk kam mundur të kaloj sepsa ata serbët t’i ndalin dokumentat, ti ske nga shkon në pikë të nateë me fëmij. Kurrë nuk kam mundur të kaloj pa paguar haraq në kufi në Serbi, kurr nuk kam kaluar në kufi pa i pa 3 deri 5 familje nga Kosova duke pritur të paguajn haraq policisë serbe”, tregoi mërgimtari nga Gjermania për “Bota sot”./BS

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat