Vjen një lajm i rëndësishëm për mërgimtarët në Gjermani, këto do të jenë pasojat për ata që s`duan të vaksinohen

Gjermania

Vjen një lajm i rëndësishëm për mërgimtarët në Gjermani, këto do të jenë pasojat për ata që s`duan të vaksinohen

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 10:41
Për këtë periudhë sa janë në karantinë, ata që mund të vaksinohen e nuk duan, nuk do të paguhen

Ministrat e shëndetësisë në Gjermani (ministri federal dhe ministrat e 16 landeve) kanë vendosur me datën 22 shtator, që më së largu prej datës 1 nëntor të hiqen pagesat për kohën e qëndrimit në karantinë, për personat e pavaksinuar - pra për personat që mund të vaksinohen, por nuk duan. Personat që udhëtojnë në vendet e rrezikuara (ku bëjnë pjesë edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor), kur të kthehen në Gjermani duhet të futen në karantinë të obligueshme 10-ditore. Pas pesë ditësh mund të bëjnë një test PCR dhe nëse testi del negativ, mund të shkurtojnë vetëizolimin.

Për këtë periudhë sa janë në karantinë, ata që mund të vaksinohen e nuk duan, nuk do të paguhen. Në karantinë duhet të futen edhe personat që kanë pasur kontakt me ndonjë person të infektuar me virusin Corona (pra jo vetëm gjatë udhëtimeve por edhe në Gjermani). Rregulli që të mos paguhen për kohën e karantinimit vlenë edhe për këta persona.

Ndërsa pagesat do të vazhdojnë për personat që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore, si dhe për personat për të cilën nuk eksziton ndonjë rekomandim që të vaksinohen!

Këto rregullja janë me rëndësi edhe për mërgimtarët tanë, sepse në grupin e vendeve të rrezikuara janë edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, pra vendet ku mërgimtarët tanë më së shpeshti i kalojnë pushimet. Të gjithë personat që nuk janë vaksinuar dhe shëruar në gjashtë muajt e fundit, duhet të futen në karantinë kur të kthehen. E ata që kanë mundësi të vaksinohen, por nuk duan, nuk do të paguhen për kohën sa janë në karantinë.

Këto rregulla do të futen në fuqi më së largu me 1 nëntor. Por landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW) ka vendosur që këto masa të futen në fuqi me 11 tetor. Pra landet mund t'i fusin këto masa më heret, por më së largu me 1 nëntor do të vlejnë në gjithë Gjermaninë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat