Flet deputetja shqiptare e sapo-zgjedhur në landin e Berlinit

Gjermania

Flet deputetja shqiptare e sapo-zgjedhur në landin e Berlinit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 12:56
Afërdita Suka

Afërdita Suka, deputetja shqiptare e sapo-zgjedhur në landin e Berlinit në Gjermani është shprehur për Euronews Albania se ka pasur edhe mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë atje gjatë garës politike.

“Kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe kanë besuar se do të fitoj. Kandidatura ime ka ndikuar shumë si mobilim i shqiptarëve, jo vetëm të shkojnë të votojnë por edhe të interesohen për politikën”, u shpreh ajo.

Znj. Suka tregoi se nën siglën e të Partisë së Gjelbër, ka marrë rezultate shumë të mira.

“Po patjetër do jem në parlament. Unë do të përfaqësoj në landin e Berlinit zonën ku jam zgjedhur”, tregoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat