Granit Shala takohet me bashkëpunëtorë të afërt të Kancelares Merkel

Gjermania

Granit Shala takohet me bashkëpunëtorë të afërt të Kancelares Merkel

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 10 maj 2017 Në ora: 18:40
Granit Shala gjate takimit me kandidatët e CDU-së

Nga një ish bokser tashmë politikani i ardhshëm Granit Shala, mësojmë se pak ditë më parë ka pasur një takim të rëndësishëm me kandidatët e CDU-së partisë së kancelares gjermane Angela Merkel. Shala i cili pritet që në zgjedhjet e reja parlamentare të jetë në listë për deputet nga rradhët e AAK-së në këtë takim është interesuar rreth integrimit të komunitetit shqiptarë në Gjermani dhe shoqërisë gjermane për ideologjinë e AAK-së.

“Sot kisha kënaqësinë të mbajë një fjalim para kandidatëve të CDU-së. Aty së bashku me anëtarin e kryesisë së CDU-së në Essen, z. Besnik Kelmendi, diskutuam rrethë integrimit të komunitetit shqiptarë në Gjermani dhe mbështetjes së shoqërisë gjermane për ideologjinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, është shprehur Shala, ku vazhdon të jetë një nga emrat e njohur të Diasporës që shumë shpejt do të jetë një person kyc në politikën në Kosovë.BS

Image
Granit Shala gjate takimit me kandidatët e CDU-së
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat